Takimi i Presidentit Pendarovski me zëvendësndihmësin e sekretarit shtetëror amerikan, Gabriel Eskobar

24 Gusht 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti Gabriel Eskobarin, zëvendësndihmësin e sekretarit shtetëror të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili është në vizitë dyditore në vendin tonë.

Në këtë takim u afirmua mbështetja e SHBA-së për aspirimet evropiane të vendit tonë. Njëkohësisht, u shpreh edhe pritja nga Uashingtoni zyrtar se Maqedonia e Veriut do ta vazhdojë rrugën për anëtarësim të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian.

Presidenti Pendarovski e theksoi rëndësinë e mbështetjes të cilën e jep SHBA-ja në realizimin e qëllimeve strategjike të shtetit tonë. Në këtë aspekt, në takim u bisedua mbi hapat e ardhshëm që duhet t’i ndërmarrë Maqedonia e Veriut me qëllim të përparimit në procesin integrues në BE.

Në takim u fol edhe mbi gjendjet në rajonin më të gjerë, në kontekst të agresionit rus mbi Ukrainën.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit