Presidenti Pendarovski e vizitoi Një pikë për shërbimet (NJPSH)

29 Maj 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot ishte në Komunën e Kumanovës, ku mori pjesë në promovimin e e-shërbimeve të reja në qendrën Një pikë për shërbime (NJPSH).

Në këtë eveniment u promovuan shërbime për dhënien e certifikatave për të dhënat e regjistruara në evidencën amë për stazhin e sigurimit, rrogat dhe kompensimet e realizuara – (certifikatë për stazh) dhe jepet certifikatë nga regjistrimi – ekzemplari M1/M2 regjistrimi/çregjistrimi nga sigurimi i obliguar social.

Presidenti Pendarovski kishte mundësi t’i shfrytëzojë shërbimet e qendrës Një pikë për shërbime (NJPSH), prej nga i dhanë certifikatë për stazh dhe ekzemplar M/M2. Presidenti rekomandoi se ky projekt, qëllimi i të cilit është të mundësojë shërbime efikase, të shpejta dhe në qasje, do t’ua lehtësojë jetën qytetarëve dhe është një hap në ndërtimin e administratës publike si një shërbim i vërtetë për qytetarët.

Në promovimin e e-shërbimeve të reja në qendrën Një pikë për shërbime (NJPSH) në Kumanovë mori pjesë edhe ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë Azir Aliu. Një pikë për shërbime (NJPSH) është projekt i Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë qëllimi i të cilës është t’i bashkojë të gjitha institucionet shtetërore dhe ta thjeshtëzojë qasjen e qytetarëve tek institucionet dhe shërbimet që i ofrojnë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....