Presidenti Pendarovski në pritjen e trofeut të Kampionatit botëror të FIFA-s

21 Maj 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në evenimentin promovues për pritjen e trofeut të FIFA-s, në suazat e turneut global në prag të Kampionatit botëror të futbollit, i cili do të mbahet nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor të këtij viti në Katar.

Presidenti Pendarovski i falënderoi organizatorët për mundësinë dhe nderin që Maqedonia e Veriut të jetë një nga vendet nikoqire të këtij trofeu të rëndësishëm sportiv.

“Nuk ka kënaqësi më të madhe, jo vetëm midis adhuruesve të futbollit dhe sportit, që një ditë në një të ardhme të afërt, në vend të Presidentit të shtetit ta ketë në duart e veta këtë trofe, kapiteni i reprezentacionit tonë të futbollit, ta ngrejë lart dhe ta kemi përherë në hapësirat e FFM”, rekomandoi Presidenti Pendarovski.

Maqedonia e Veriut është midis 51 shteteve të përfshira në turneun promovues, në të cilin janë përfshirë edhe të gjitha 32 vendet pjesëmarrëse në Kampionatin botëror të futbollit në Katar.

Presidenti Pendarovski e vlerësoi si histori të futbollit ardhjen e trofeut të lavdishëm midis tifozëve dhe adhuruesve maqedonas të futbollit, në praninë e legjendës braziliane të futbollit, Zhilberto Silva.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....