Fjalimi i bashkëshortes së Presidentit, Elizabeta Gjorgievska, me rastin e shënimit të 10 Marsit, Ditës Botërore të Veshkave

10 Mars 2022 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska, sot mbajti fjalim në shënimin e q0 Marsit, Ditës Botërore të Veshkave e cila shënohet nën moton: “Të tejkalohen mosdijet që të ruhet funksioni i veshkave”.

Sipas Gjorgievskës, duke pasur parasysh faktin se një në dhjetë njerëz në nivel botëror është i sëmurë me sëmundje kronike të veshkave, është e rëndësishme të zbatohet fushatë dhe aktivitete për rritje të vetëdijes për këtë sëmundje.

“Jam e bindur se mund të ndikojmë në luftën me sëmundjet e veshkave dhe të kontribuojmë në rritjen e kujdesit për shëndetin e veshkave te popullata jonë. Kështu do të kontribuojmë të gjithë në përmirësimin e prognozës të papërshtatshme se deri në vitin 2040m sëmundjet e veshkave do të jenë shkaku i 5-të në botë për vdekshmërinë. Prandaj, do të përsëris se është me rëndësi të veçantë të kursehen mjete, resurse, që të zvogëlohet statistika negative e sëmundjeve të veshkave”, tha Gjorgievska.

Sipas saj, sa më herët të ballafaqohemi me sëmundjet e veshkave, aq më e vogël do të jetë nevoja për hospitalizim, intervenim, dializë dhe transplantime.

“Duke pasur parasysh pandeminë e gjatë dhe të vështirë për të gjithë ne, ndërsa veçanërisht lodhëse për shëndetësinë tonë, pandeminë kovid-19, jemi të vetëdijshëm se problematika me sëmundjet e veshkave, si dhe me shumë sëmundje të tjera u komplikua edhe më shumë. Jam e bindur se angazhimi dhe profesionalizmi maksimal i kolegëve të mi nefrologë, si dhe i specialistëve të tjerë, situata do të përmirësohet nga dita në ditë. Gjithsesi, nevojitet edhe kujdesi dhe vëmendja e qytetarëve tanë, sepse është gjithmonë më mirë të parandalohet dhe të intervenohet në fazën e fillimit”, tha Gjorgievska.

Dita Botërore e Veshkave shënohet çdo vit të enjten e dytë të muajit mars në mbi 200 vende në mbarë botën. Qëllimi i shënimit të kësaj dite është të ngrihet vetëdija te qytetarët mbi rëndësinë e sëmundjeve të veshkave, përfaqësimin e tyre, mundësinë për parandalim dhe zbulim në kohë, mënyrat e mjekimit dhe trajtimi përkatës i personave të sëmurë nga veshkat të jetë në akses për këdo dhe kudo.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....