Fjalimi i bashkëshortes së Presidentit, Elizabeta Gjorgievska, në prezantimin e raportit për revizion të vdekshmërisë perinatale

19 Nëntor 2020 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit të shtetit, Elizabeta Gjorgievska sot mbajti fjalim në evenimentin dedikuar raportit të parë të revizionit për vdekshmërinë perinatale në Maqedoninë e Veriut në vitin 2019.

Duke theksuar se rezultatet e këtij raporti janë me rëndësi të madhe në planifikimin e masave dhe aktiviteteve të ardhshme për përmirësim të cilësisë së shërbimeve shëndetësore për nënat dhe foshnjat e porsalindura, Gjorgievska theksoi se vetëm me forca të bashkuara dhe me angazhim të përbashkët të të gjitha institucioneve relevante, të shoqërisë qytetare, mediave dhe institucioneve kërkimore, sistemi do ta mirëmbajë aksionin e filluar tashmë mbi zvogëlimin e vdekshmërisë te nënat dhe foshnjat.

“Çdo nënë ka të drejtën e mbrojtjes shëndetësore, ka të drejtën e shtatzënisë së sigurt dhe lindjes së sigurt. Kështu, për nënën, e gjithë periudha do të jetë përvojë pozitive. Çdo foshnjë e porsalindur ka të drejtë të lindet në një mjedis të sigurt, të transferohet me siguri nëse shfaqen probleme dhe më e rëndësishmja, të jenë afër dhe të rrethuar me kujdesin dhe dashurinë e familjes”, theksoi Gjorgievska.

Në këtë drejtim, siç tha Gjorgievska, kur të zbulohet një komplikim i caktuar në shtatzëni, spitalet duhet të jenë të përgatitura në mënyrë të përkryer. Por, janë të domosdoshme, siç shtoi Gjorgievska, infrastruktura cilësore, pajisja mjekësore përkatëse, punonjës të përkushtuar shëndetësorë.

“Konsideroj se duhet të sigurohen mundësi të barabarta për të gjitha bashkësitë në Maqedoninë e Veriut. Kurse këtë do ta arrijmë nëse sigurojmë mbrojtje shëndetësore me mjekësi të bazuar në dëshmi, kushte përkatëse në institucionet shëndetësore dhe dhënien në kohë të shërbimeve të nevojshme shëndetësore”, nënvizoi Gjorgievska dhe shtoi se raporti i parë mbi revizionin perinatal të vdekshmërisë në Maqedoninë e Veriut, do të kontribuojë që si shtet ta përshpejtojmë përparimin në arritjen e qëllimeve ambicioze të Qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm për vitet e ardhshme.

Raportin mbi revizionin e vdekshmërisë perinatale në Maqedoninë e Veriut në vitin 2019 e përpiloi zyra e Organizatës Botërore Shëndetësore në Shkup, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Komitetin për mëmësi të sigurt, UNICEF dhe UNFPA.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....