Fjalimi i bashkëshortes së Presidentit në diskutimin në panel “Kontributi i grave në shëndetësi”

8 Mars 2024 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, ELizabeta Gjorgievska mbajti fjalim në diskutimin në panel “Kontributi i grave në shëndetësi” që me mbështetjen e saj u mbajt në Kabinetin e Presidentit. Evenimenti u organizua nga Health Hub, Zyra e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe u mbajt me rastin e festimit të Ditës Ndërkombëtare të Grave – 8 Marsi.

Presidenti Pendarovski i përshëndeti të ftuarit në fillim të evenimentit. Duke u uruar Ditën Ndërkombëtare të Grave – 8 Marsin, Presidenti Pendarovski në fjalimin e vet e përshëndeti punën dhe aktivitetet e grave të pranishme të cilat janë në drejtim të arritjes së barazisë gjinore dhe të drejtave të grave.

Në fjalimin e vet, bashkëshortja e Presidentit theksoi se vitet e kaluara në bashkëpunim me shumicën e grave të pranishme janë organizuar një numër i madh evenimentesh të cilat përfshijnë shëndetin e zemrës te gratë, ushqimin, vaksinimin, shëndetin seksual dhe riprodhues, autonominë trupore. Ajo shtoi se është i rëndësishëm formimi i Health Hub në suazat e Zyrës së Presidentit,  puna me studentët dhe specializantët në mjekësi dhe stomatologji sepse konsideron se në këtë mënyrë mund të ndryshojë perceptimi për gratë në shëndetësi.

Duke uruar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Grave, bashkëshortja e Presidentit theksoi se pikërisht kjo ditë duhet të jetë me të vërtetë rruga e barazisë dhe mundësive të hapura.

Në diskutimin në panel të ftuarit e pranishëm – mjekë të rinj, specializantë dhe nxënës nga Shkolla e mesme e mjekësisë “Dr. Pançe Karagjozov”, Shkup patën mundësinë të ndjekin fjalimet dhe diskutimet e prof. dr. Kalina Grivçeva Stardellova, kryetare e Odës së Mjekëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut; prof. dr. Maja Mojsova Mijovska, koordinatore kombëtare e transplanteve, Klinika për Anestezion, Reanimacion dhe Kujdes Intensiv; prof. dr. Aleksandra Grozdanova, koordinatore kombëtare për imunizimin e Maqedonisë së Veriut; prof. dr. Maria Vavloukis, Klinika Universitare e Kardiologjisë; prof. dr. Meral Rexhepi, shefe e departamentit të gjinekologjisë dhe obstetrikës, ISHP Spitali Klinik Tetovë dhe prof. dr. Elena Shukarova Angellova, ISHP Klinika për Sëmundje të Fëmijëve.

Panelistet duke treguar histori personale për rrugën drejt një karriere të suksesshme në fushën e shëndetësisë, folën mbi barrierat që i kanë hasur gjatë rrugës, si dhe për përkushtimin, këmbënguljen dhe dëshirën e madhe për të arritur qëllimet e tyre profesionale duke tejkaluar me sukses të gjitha pengesat. Ata u rekomanduan studentëve që t’i përkushtohen arsimimit të tyre dhe të jenë të guximshëm në marrjen e vendimeve që do të formësojnë jetën dhe rrugën e tyre profesionale.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....