Fjalimi i bashkëshortes së Presidentit në evenimentin “Ka ndihmë për jetë pa dhunë”

17 Korrik 2023 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, znj. Elizabeta Gjorgievska mbajti fjalim në evenimentin “Ka ndihmë për jetë pa dhunë” që u mbajt me rastin e festimit të Ditës Botërore të Popullsisë.

Në këtë eveniment folën edhe Jovanka Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale, Julia Smith, zëvendësambasadore e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut dhe Afrodita Shala, shefe e Zyrës së Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë – UNFPA në Maqedoninë e Veriut.

Evenimenti është organizuar nga Zyra e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë – UNFPA në Maqedoninë e Veriut në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Ambasadën Britanike në Shkup dhe është mbajtur me qëllim të dhënies së rezultateve të aktiviteteve të përbashkëta në terren në fushën e mbrojtjes dhe parandalimit të dhunës me bazë gjinore dhe në familje, të marra në suazat e projektit “Parandalimi dhe mbrojtja nga dhuna me bazë gjinore në Maqedoninë e Veriut”.

Në vijim është teksti i fjalimit të bashkëshortes së Presidentit, znj. Elizabeta Gjorgievska.

Zonja dhe zotërinj,

të nderuar të ftuar dhe

kolegë bashkëluftëtarë për një botë të çliruar nga dhuna, 

Nevoja e dukshme për bashkim të forcave në luftën kundër dhunës së bazuar në gjini, flet për kompleksitetin dhe vazhdimësinë e këtij problemi. Problem i ngurtësuar në anomalitë e shumë shoqërive, ndonjëherë i heshtur, por megjithatë i gjithëpranishëm. Kuptohet se nuk do të heshtim, përkundrazi, si edhe deri më tani, do të vazhdojmë me zë të lartë dhe së bashku të sfidojmë barrierat dhe shpesh stereotipat, të cilët ndihmojnë që dhuna të ekzistojë në çdo por shoqëror, pavarësisht nga faktorët kulturorë, socialë apo ekonomikë.

Prandaj duhet të vazhdojmë të kërkojmë zgjidhje për një të ardhme të sigurt dhe të drejtë për çdo individ, ku plagët e dhunës do të zverdhen dhe do të mbeten në të kaluarën. Për fat të keq, në ditët e sotme një numër gjithnjë e më i madh grash dhe vajzash janë të pasqyruara drejtpërdrejt ndaj formave të ndryshme të dhunës. Sipas të dhënave të fundit te ne, 45% e grave kanë deklaruar se kanë përjetuar dhunë të ndonjë lloji; më shpesh fizike, mentale, emocionale, shpeshherë duke heshtur dhe me ndrydhje, me ndjenjë pafuqie.

Ky fakt dështues, sado i frikshëm që të tingëllojë, është në fakt sfidë për këmbënguljen tonë drejt qëllimit – barazi gjinore dhe shoqërie pa konceptin e dhunës. Jam plotësisht e bindur se KA NDIHMË PËR JETË PA DHUNË, siç thotë tema rreth së cilës u mblodhëm sot në një front të bashkuar, të armatosur me vendosmëri, dhe besim se ndryshimet janë jo vetëm të nevojshme, por edhe të mundshme. Empatia, solidariteti, janë vetëm një pjesë e arsenalit në luftën kundër dhunës me bazë gjinore. Qëllimi ynë nuk është vetëm të ofrojmë pushim të përkohshëm nga dhuna, por të ndërtojmë një të ardhme ku dhuna është një koncept i paimagjinueshëm. Kjo kërkon përpjekje nga institucionet, shoqëria qytetare, sektori privat dhe individët si secili prej nesh këtu. Është detyra jonë të krijojmë kushte në të cilat viktimat mbrohen, kurse autorët mbajnë përgjegjësi. Parandalimi duhet të bëhet pjesë themelore e ndërgjegjes kolektive.

Pikërisht ky, promovimi dhe ngritja e vetëdijes, është në thelbin e projektit për barazi gjinore “Parandalimi dhe mbrojtja nga dhuna me bazë gjinore në Maqedoninë e Veriut”, synimet dhe arritjet e të cilit së shpejti do t’i dëgjojmë nga folësit në vijim. Njëkohësisht, e shpreh mirënjohjen time për përpjekjet dhe kontributin e tyre në vizionin e një shoqërie jotolerante ndaj dhunës, padrejtësive dhe pabarazisë.

Duke festuar Ditën Botërore të Popullsisë, sot rikujtojmë fuqinë transformuese të barazisë gjinore. Tema vjetore e kësaj dite të rëndësishme për të gjithë anëtarët e OKB-së jo vetëm që e konfirmon dimensionin universal të problemit, por gjithashtu bën thirrje për të festuar forcën dhe potencialin e grave dhe vajzave për të kontribuar në çdo shoqëri.

“Çlirimi i fuqisë së barazisë gjinore: ngritja e zërit të grave dhe vajzave që t’i hapin mundësitë e pafundme të botës sonë” është thirrje për aksion kolektiv në ballafaqimin me pasojat me të cilat po ballafaqohemi si bashkësi globale. Thirrje për angazhim të përforcuar në krijimin e një bote të me dinjitet për këdo, botë pa dhunë, pa frikë, pa diskriminim.

Prandaj, të vazhdojmë të gjithë, me kapacitetet e veta personale dhe profesionale të kontribuojmë në luftën kundër barrierave të sistemit dhe stereotipave dëmtues, që ta mbyllim kapitullin e errët të dhunës aty ku duhet – në zandanët e të të kaluarës.

Ju faleminderit. 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....