Fjalimi i Presidentit Pendarovski me rastin e 8 Shtatorit, Dita e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut

8 Shtator 2020 | Fjalimet

Para pothuajse tri dekadave, në vitin 1991 në referendum, me shumicë bindëse qytetarët tanë votuan të jetojnë në Republikën e Maqedonisë, të lirë, të pavarur dhe demokratike. Atëherë kishim edhe përparim edhe rënie në luftën për vlera demokratike. Rruga nëpër të cilën u nisëm nuk është e lehtë. Ajo kërkon politikanë të cilët marrin vendime në interes të qytetarëve, institucione transparente, dialog të përhershëm midis pushtetit dhe opozitës, sektor qytetar i cili e kontrollon punën e çdo pushteti dhe media të lira të cilat punojnë për interesin publik, kurse nuk janë nën diktat të politikës ose biznesit. Gjithashtu, demokracia nuk njeh diskriminim në bazë të përkatësisë nacionale apo etnike, ngjyrës së lëkurës, gjinisë, orientimit seksual, prejardhjes sociale, bindjes fetare ose politike, pengesave apo në cilëndo bazë.

Ky vit ishte i vështirë edhe për ne edhe për botën për shkak të pandemisë së kovid-19. Kriza e cila i kapi të gjitha sferat e jetesës sonë dhe la pasoja të përhershme mbi mënyrën si punojmë, shoqërohemi, mënyrën si mësojnë fëmijët tanë. Pandemia do të jetë me siguri me ne edhe një kohë dhe do të sjellë presion shtesë mbi të gjithë shoqërinë. Por, me forca të përbashkëta dhe punë të përkushtuar, me këmbëngulje mund t’i tejkalojmë ato probleme.

Të nderuar,

Ky vit ishte edhe viti i suksesit tonë të madh, të përbashkët. Pas zgjidhjes së kontekstit me Greqinë dhe zbatimin e reformave të nevojshme, u bëmë anëtarë të plotë të NATO-s dhe kështu përmbushëm një nga dy qëllimet kryesore në planin e jashtëm.

Këtë vit presim edhe një sukses – fillim formal të negociatave për anëtarësim në BE. Nëse ekziston konsensus nacional për këtë me fjalë, tani është i nevojshëm edhe konsensus real, konkret midis pushtetit dhe opozitës, sektorit joqytetar, bashkësisë së biznesit për përfundim të negociatave sepse ato janë instrument jashtëzakonisht i rëndësishëm për përmirësimin e jetës të qytetarëve tanë.

Duke filluar vitin e tridhjetë të pavarësisë sonë, pres, Ju qytetarët të mbeteni të zëshëm dhe të kërkoni vazhdimisht nga ne politikanët përgjegjësi sepse ne jemi të obliguar të punojmë në interesin tuaj. Imperativ i përbashkët është që në vitet në vijim të jetojmë më mirë se deri më tani. Me shumë punë dhe me respektim të ndërsjellë këtë do ta arrijmë me siguri.

Gëzuar Ditën e Pavarësisë!
E paçim të përjetshëm shtetin!

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....