Fjalimi në diskutimin në panel “E ardhmja e zgjerimit të BE-së – Cilat janë fitimet për Maqedoninë e Veriut dhe Bashkimin Evropian?”

18 Maj 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski mbajti fjalim në diskutimin në panel “E ardhmja e zgjerimit të BE-së – Cilat janë fitimet për Maqedoninë e Veriut dhe Bashkimin Evropian?”, që me organizim të Zyrës së Fondacionit Konrad Adenauer në Shkup, Lëvizjes evropiane dhe Qendrës për studime evropiane “Vilfrid Martens” nga Brukseli u mbajt sot në Shkup, në suaza e festimit të Ditës së Evropës – 9 Maj.

Në vijim është teksti i integruar i fjalimit të Presidentit Pendarovski.

Të nderuar organizatorë të konferencës,
Të nderuar pjesëmarrës,
Zonja dhe zotërinj,

Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë të mbaj fjalim në konferencën e sotshme me temë “E ardhmja e zgjerimit të BE-së – Cilat janë fitimet për Maqedoninë e Veriut dhe Bashkimin Evropian?”, me organizim të Zyrës së Fondacionit Konrad Adenauer në Shkup, Lëvizjes evropiane dhe Qendrës për studime evropiane “Vilfrid Martens” nga Brukseli.

Sipas meje, kjo konferencë e organizuar për nder të Ditës së Evropës – 9 Maj, ka dy aspekte. Aspekti i parë është në muajin e Evropës, dhe qytetarët maqedonas, si qytetarë të Evropës, ta festojnë festën e projektit më të madh dhe më të rëndësishëm paqësor i cili është realizuar ndonjëherë në historinë e kontinenti, kurse ato janë integrimet evropiane. Aspekti i dytë është ta shfrytëzojmë këtë rast të rëndësishëm, hapur dhe me sinqeritet të flasim për rëndësinë dhe për perspektivat e integrimeve evropiane për shtetin tonë dhe, në suazat e atij diskutimi, edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në fillim dua të flas mbi një “mantër politike” të vjetër të cilën e dëgjojmë shpesh në BE dhe në shtetet e saj anëtare, por, edhe në shtetin tonë dhe në shtetet e tjera të rajonit. Ajo është fraza “lodhje nga zgjerimi”. Dhe ndërsa ajo “lodhje nga zgjerimi” është e kuptueshme kur e dëgjojmë nga qytetarët të shteteve anëtare të BE-së ose nga qytetarët tanë, është krejtësisht e pakuptimshme të kuptohet, është politikisht e padrejtë dhe e papërgjegjshme kjo frazë të përdoret për si argumentim nga përfaqësuesit politike të cilët janë përzgjedhur dhe paguhen që të krijojnë politika dhe të punojnë për një të sotme dhe një të nesërme më të mirë të qytetarëve të tyre.

Është obligimi ynë si politikanë që ta kthejmë energjinë dhe dinamikën e procesit, i cili, të paktën për shtetet e Ballkanit Perëndimor, po lëviz shumë ngadalë, kurse kjo dinamikë pa kontestim më tepër pengon sesa ndihmon edhe në aspektin e përgatitjes së shteteve kandidate për aderim dhe në raport me entuziazmin për këtë proces te qytetarët dhe te opinioni i tërësishëm. Ne, përfaqësuesit politikë të qytetarëve, të cilët e kemi fituar besimin e qytetarëve në platforma proevropiane politike, duhet të jemi të vetëdijshëm se me çdo përsëritje të kësaj mantre jo vetëm që shpërhapim defetizëm dhe e pengojmë procesin por edhe e përforcojmë efektin që e dëshirojnë kundërshtarët e hapur dhe të fshehur të projektit të Evropës së Bashkuar.

Efekti i vetëm i raportit tonë të tillë është mbajtja e vakumit gjeopolitik që tashmë është krijuar. Duke qenë të vetëdijshëm se vakumi në politikë nuk zgjat shumë, është e qartë se në vend se nga Bashkimi Evropian, ai vakum do të plotësohet nga aktorë ndikimi jodemokratik dhe destruktiv i të cilëve krijon ndarje dhe konflikte dhe e ngadalëson zhvillimin socioekonomik. Si rrjedhim, mesazhi im për të gjithë aktorët politikë të cilët të paktën e mbështesin edhe formalisht integrimin evropian është të mos merremi më me “lodhjen” dhe të fokusohemi te procesi.

Në atë drejtim, më lejoni t’u referohem sfidave më të rëndësishme para nesh dhe para Bashkimit Evropian që lidhen me këtë proces. Qëllimi i deklaruar i Bashkimit Evropian që të jetë lojtar i rëndësishëm gjeopolitik në marrëdhëniet ndërkombëtare është i mundshëm vetëm nëse Bashkimi e kupton jo vetëm dimensionin ekonomik por edhe gjeopolitik të ekzistimit të vet. Nën dritën e agresionit brutal të Rusisë mbi Ukrainën, kjo detyrë e Bashkimit është më prioritare se kurrë më parë në historinë e tij.

Bashkimi Evropian duhet të ngrihet diçka më lart se tregu i përbashkët vetëm kur do të mbledhë vetë fuqi që ta përfundojë integrimin e vet, kurse në atë proces, i cili me të të drejtë quhet politika e jashtme më e suksesshme e Bashkimit, është jashtëzakonisht i rëndësishëm integrimi i gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, kurse mandej edhe i Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë. Për realizimin e këtij qëllimi nevojitet shumë më tepër vullnet politik dhe shfaqje më aktive, sesa komplikim i mëtejshëm i procedurave për qasje.

Metodologjia e re për zgjerimin është e vjetër prej tri vjetësh dhe më në fund duhet të fillohet të zbatohet konkretisht në realitet që t’i ndihmojë shtetet në reforma, ndërsa të mos keqpërdoret për çështje që nuk lidhen me kriteret për anëtarësim. Të jem më i qartë, metodologjia e re përcakton saktësisht se cilat çështje lidhen me integrimin dhe cilat çështje, kryesisht të karakterit bilateral, duhet të zgjidhen me vullnet të ndërsjellë të shteteve, pa e mbingarkuar gjatë kësaj procesin e aderimit.

Të nderuar,

Për ne, prioritetet në procesin e aderimit janë urgjente. Detyra jonë e parë është ta plotësojmë obligimin që e kemi ndërmarrë duke e pranuar Kornizën negociuese e cila mundësoi që shteti ynë pas më shumë se një dekade e gjysmë me status kandidat t’i hapë më në fund negociatat me Konferencën e parë ndërqeveritare dhe me procesin e skriningut mbi sistemin tonë juridik, politik dhe ekonomik. Ky obligim është i qartë dhe i pakontestueshëm dhe atë obligim duhet ta përfundojmë me përfshirjen në Kushtetutë, të atyre tre mijë e pesëqind qytetarëve tanë të cilët në regjistrimin e fundit u paraqitën si bullgarë etnikë, në preambulë dhe në pjesën normative, në mënyrë identike siç janë përfshirë më parë edhe pjesë të tjera të popujve që jetojnë te ne. Në këtë proces do të përfshijë edhe pjesë të tjera të popujve dhe kështu, edhe njëherë, do të vërtetojmë se respektimi i të drejtave të bashkësive etnike dhe multikulturalizmi janë specifika jonë me të cilën krenohemi dhe nuk na vjen turp.

Në këtë kuptim u bëj thirrje partive politike proevropiane dhe deputetëve në Kuvend ta bëjnë përzgjedhjen e vet. Ndërsa, ajo përzgjedhje është e thjeshtë – ose interesat e partisë ose të ardhmen evropiane të shteti maqedonas!

Në këtë kontekst, dua të theksoj se prioriteti ynë në këtë moment janë ndryshimet e Kushtetutës që dalin nga Korniza negociatore me BE-në, ndërsa për të gjitha çështjet e tjera ekziston vullnet i qartë politik që të udhëheqim debat legjitim demokratik politik dhe menjëherë pas kësaj t’i përfundojmë edhe obligimet e tjera.

Të nderuar,

Derisa jemi të fokusuar në ndryshimet kushtetuese, duhet t’i shqyrtojmë me vëmendje të gjitha vërejtjet që dali nga procesi i skriningut, sepse mandej, do të duhet të jemi të përgatitur për një proces në të cilin nuk duhet të simulojmë assesi reforma por duhet ta ndryshojmë me të vërtetë sistemin tonë. Simulimi i reformave jo vetëm që nuk është në interes të qytetarëve maqedonas por është i pamundshëm në kushte kur ndryshimet do të kontrollohen tërësisht nga institucionet evropiane.

Në këtë proces, dëshiroj të theksoj veçanërisht rëndësinë që të ndërtojnë një shtet funksional juridik dhe një luftë edhe më të suksesshme me krimin e organizuar dhe korrupsionin e lart. Shtet i cili nuk ka fuqi ta mundë korrupsionin dhe të sigurojë institucione funksionale nuk është në gjendje të zbatojë asnjë reformë nga ekonomia dhe ekologjia dhe deri te kultura dhe sporti. Sundimi i të drejtës është fillimi dhe fundi i të gjitha reformave, ai është kusht pa të cilin nuk mund të funksionojë asnjë segment i shoqërisë. Çdo anashkalim i kësaj aksiome është vetëmashtrim çmimin e lartë të të cilit po e paguajmë tashmë me qytetarë të dëshpëruar dhe mijëra të rinj të shpërngulur dhe do ta paguajmë ende.

Në fund, por jo edhe më pak e rëndësishme, dua t’u dërgoj mesazh organizatave qytetare dhe mediave. Çdo kritikë konstruktive jo vetëm që është e lejuar por është edhe e nevojshme. Çdo kërkesë e juaja për përfshirje dhe transparencë në këtë proces jo vetëm që është legjitime por është sinë qua non për integrimet evropiane.

Dua t’ju lut, si President i të gjithë qytetarëve, për ndihmë dhe bashkëpunim në shpjegimin e këtij procesi kompleks nëpër të cilin po kalojnë jo vetëm institucionet por edhe qytetarët. Gjithashtu, mediat që e mbështesin të ardhmen evropiane të shtetit tonë, i lut për kujdes me transmetimin e lajmeve edhe për kontrollim të burimeve. Si shtet dhe qytetarë tashmë jemi në gjendje të sulmeve intensive me fushatat dezinformuese dhe lajmet e rrema qëllimi i vetëm i të cilave është ta pengojnë procesin, t’i shqetësojnë qytetarët dhe t’i thellojnë ndarjet midis njerëzve.

Të nderuar,

I bindur se si shtet dhe si individë jemi mjaft të përgatitu që t’u përgjigjemi të gjitha sfidave që janë para nesh, ju uroj një konferencë të suksesshme dhe diskutim konstruktive dhe interesante.

Ju faleminderit!

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....