Fjalimi në konferencën onlajn mbi integrimet evropiane: “Ndryshimet klimatike – sfidat dhe ndërtimi i rezistencës”

21 Maj 2020 | Fjalimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot mbajti fjalim onlajn në konferencën ndërkombëtare jubilare mbi integrimet evropiane, këtë vit me temë “Ndryshimet klimatike: sfidat dhe ndërtimi i rezistencës” të cilën e organizon Universiteti Kolegji Amerikan në Shkup.

Në vijim është teksti i integruar i fjalimit të Presidentit Pendarovski.

“Jo vetëm si President, por, para së gjithash, si kolegu juaj akademik, kam nderin të mbaj fjalim në konferencën jubilare ndërkombëtare të këtij viti mbi integrimet evropiane në UKASH.

Kjo konferencë onlajn po mbahet në kohën e pandemisë globale të kovid-19, e cila unë mendoj jo vetëm që na defokusoi nga adresimi i ndryshimeve klimatike, por mund të na japë edhe një perspektivë të re për shqyrtimin e kësaj çështjeje.

Pandemia çoi në ngadalësimin, kurse diku edhe deri në ndalimin e tërësishëm të industrisë, prodhimtarisë, transportit në shumë vende të botës. Për një periudhë afatshkurtër, kjo kishte efekt pozitiv mbi mjedisin jetësor. “Një analizë nga Oksfordi” vlerëson, për shembull, se ”emetimet e dyoksidit të karbonit, do të zvogëlohen theksueshëm në vitin2020 si rezultat i ndalimit të vazhduar të shumë aktiviteteve ekonomike”. Satelitët e NASA-s dhe të Agjencisë Evropiane të Kozmosit vërtetuan, vetëm në rastin me Republikën Popullore të Kinës, se niveli i dyoksidit të nitrogjenit është zvogëluar me 40%.

Këto të dhëna vërtetojnë pa dyshim dy gjëra. Së pari, se njeriu është përgjegjës për emetimin e dyoksidit të karbonit në atmosferë. Dhe së dyti, se natyra, mund të kthejë, për një kohë relativisht të shkurtër, balancën e prishur. Kuptohet, nëse ne ia lejojmë këtë gjë.

Megjithatë, shumë ekspertë paralajmërojnë me të drejtë se është shumë herët për të festuar. Bota pritet të ballafaqohet së shpejti me krizën ekonomike ku shumë qeveri dhe kompani do të bëjnë kompromise në llogari të agjendës ekologjike dhe klimatike. Edhe Forumi botëror ekonomik në raportin e vet në prill të këtij viti vërteton se edhe pse shumë veta në këtë pandemi dallojnë mundësi për hapa të vendosur në ristrukturimin e ekonomive, industrive, teknologjisë, mënyra e tillë e jetës, në përgjithësi, në përputhje me parimet për zhvillim të qëndrueshëm, megjithatë, prioritet do t’u jepet biznesit dhe vendeve të punës. Kjo nënkupton se për një kohë shumë të shkurtër, për fat të keq,do ta kthejmë disbalancën.

Aktivistja e njohur kanadeze, Naomi Kllajn me të drejtë thotë se sistemi ekonomik dominues dhe sistemi i planetit Tokë janë në konflikt. Që të mos shembet balanca e brishtë klimatike, është e domosdoshme të zvogëlohet përdorimi i resurseve. Por, që të mos shembet modeli dominues ekonomik, është e domosdoshme të vazhdohet me ekspansionin ekonomik. Vetëm një nga këto dy ligje mund të ndryshohet, kurse në afat të gjatë këto nuk do të jenë ligjet natyrore.

Derisa lëndët djegëse fosile do të jenë zemra e sistemit energjetik global, ne do të kemi model të paqëndrueshëm të rritjes dhe zhvillimit ekonomik. Prandaj, zhvillimi ynë ekonomik dhe teknik-teknologjik duhet të jetë neutral për klimën. Për realizimin e kësaj detyre nuk kemi shumë kohë në dispozicion, kurse nga suksesi ynë do të varet e ardhmja e planetit tonë, kurse nënkuptohet, edhe cilësia e jetës së gjeneratave që do të vijnë. Duhet të fokusohemi mbi zhvillimin dhe mbështetjen e qasjeve ekologjike inovative, strategjitë e qëndrueshme zhvillimore dhe t’i shfrytëzojmë teknologjitë e reja për aksion klimatik.

Të nderuar,

Shkenca, teknologia, inovacionet janë pjesë shumë e rëndësishme e zgjidhjes, por nuk janë zgjidhja e tërësishme. Nëse shpresojmë se teknologjia e re do të na mundësojë të vazhdojmë me shprehitë tona të reja, atëherë vetëm do ta përkeqësojmë gjendjen. Që të ndërtojmë rezistencë ndaj pasojave të ndryshimeve klimatike, përveç teknologjisë së qëndrueshme, na nevojiten edhe shprehi të qëndrueshme. Kurse shprehitë fitohen dhe shpërhapen nëpërmjet arsimit. Marrëveshjet dhe konventat ndërkombëtare për zhvillim të qëndrueshëm dhe aksion klimatik, duke përfshirë edhe Qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm 2030 të Kombeve të Bashkuara dhe të Marrëveshja Klimatike e Parisit e theksojnë të njëjtën gjë. Kurse ky është fakti se arsimi i integruar ekologjik është i domosdoshëm që të arrihet vetëdije shoqërore dhe të formon shprehi të qëndrueshme.

Por, nëse arsimi dëshiron me të vërtetë të ndërtojë shprehi të qëndrueshme duhet të promovojë etikë të qëndrueshmërisë. Kurse etika e tillë, ta quajmë, nuk mund të mbështetet vetëm në njohuritë shkencore dhe zgjidhjet teknike. Duhet ta zgjojmë me patjetër edhe vetëdijen dhe ndërgjegjen individuale dhe kolektive për të mirën e përgjithshme. Kjo kërkon qasje holistike, kuptohet. Ja disa elementë nga kjo qasje, sipas meje.

Së pari nevojitet sinergji midis shkencave natyrore dhe shoqërore. Ndryshimet klimatike nuk janë vetëm fenomen fizik. Me modelin tonë të zhvillimit, ne i nxitim ndryshimet klimatike. Prandaj, si fenomen hibrid, fizik-kulturor, ndryshimet klimatike duhet të adresohen jo vetëm nga ekologët dhe ekonomistët, por edhe nga sociologët, antropologët, etikologët, fiziologët … Vetëm me qasje interdisiplinore do të zhvillojmë etikë klimatike që do të na ndihmojë që ta kuptojmë si duhet raportin tonë ndaj planetit, ndaj njerëzve, ndaj të ardhmes.

Së dyti, nevojitet solidaritet në shoqëri. Në çdo shtet, duke përfshirë edhe te ne, aksionet klimatike duhet të përfshihen në sa më shumë segmente të shoqërisë. Prandaj edhe unë e mbështeta platformën.”Mos injoro, reago!” e cila bashkon ekspertë nga fusha të ndryshme, aktivistë qytetarë, ekologë, krijues të mendimit publik, media, individë, me qëllim që të pasqyrohen problemet me të cilat ballafaqohemi si bashkësi; t’u drejtohen çështjet institucioneve përkatëse; dhe të provokohen zgjidhje për një mjedis më të mirë jetësor dhe cilësi në jetesë.

Së treti, është i domosdoshëm solidariteti midis shteteve. Ndryshimet klimatike, është e qartë, se janë sfidë që i tejkalon kapacitetet e çdo shteti. Ne e nënshkruam dhe e ratifikuam Marrëveshjen e Parisit për Ndryshimet Klimatike. Sipas të a.q.  Green Deal të Bashkimit Evropian, ata u obliguan, kurse ne duam të jemi anëtarë aty, ta bëjnë Evropën kontinentin e parë klimatik neutral deri në vitin 2050. Kurse, gjatë vizitës sime zyrtare në Austri, vitin e kaluar, e mbështeta iniciativën klimatike të Presidentit austriak Van der Belen.

Së katërti, është i domosdoshëm solidariteti midis gjeneratave. Gjenerata jonë duhet të heqë dorë nga një pjesë e komoditetit në jetë që gjeneratat e ardhme të mund të jetojnë në përgjithësi. Kur vendosim për politikat tona lidhur me politikat tona lidhur me ndryshimet klimatike, ne duhet të mendojmë se çfarë është më e mira për këtë gjeneratë, por gjithsesi edhe për gjeneratat që do të vijnë.

Kjo është një sfidë e madhe thënë realisht, për politikën siç e njohim ne. Politikanët dhe qeveritë nuk janë gjithmonë të gatshëm të mbështesin politika jo të famshme, rezultatet pozitive të të cilave do të ndjehen në afat të gjatë, kur në pushtet do të jetë dikush tjetër. Por, ndryshimet klimatike dhe ndotja nuk mund të jenë çështje të politikës ditore.

Prandaj, si President propozova të fillojmë me miratimin e strategjisë shtetërore mbipartiake për zbutjen e efekteve negative nga kjo shfaqje. E mbështeta përpjekjen e sektorit qytetar që të kemi buxhet më të madh shtetëror për mbrojtjen e mjedisit jetësor me qëllim që t’i afrohemi mesatares së shteteve anëtare të BE-së. Gjithashtu, edhe pse ishte në fazën përfundimtare, para se ta nënshkruaj e ktheva në procedurë Strategjinë e Mbrojtjes që ta plotësojmë me një pjesë të veçantë për masa dhe aktivitete lidhur me sigurinë ekologjike.

Në dhjetor, të vitit të kaluar, mbajta seancë të Këshillit të Sigurimit ku për herë të parë u diskutua mbi ndotjen e ajrit dhe për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Në atë seancë morën pjesë edhe përfaqësues të organizatave qytetare të cilat patën mundësi të bisedojnë drejtpërdrejt me anëtarët e Këshillit mbi këto tema të rëndësishme dhe të propozojnë masa për mbrojtje më të madhe të mjedisit jetësor dhe për ballafaqim me ndotjen.

Besoj se me solidaritet shoqëror, politik dhe ndërkombëtar do të arrijmë të ndryshojmë një pjesë të shprehive tona jetësore, prodhuese dhe konsumuese që të mund të zvogëlojmë të paktën një pjesë të shkaqeve për ndryshimet klimatike.

Prandaj, më lejoni, në fund ta përshëndes këtë konferencë ku do të diskutohet mbi rreziqet ekzistuese në këtë sferë dhe mbi zgjidhjet për zbutjen e pasojave negative nga ndryshimet klimatike.”

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....