Presidenti Pendarovski dhe bashkëshortja Gjorgievska në “Dasmën e Galiçnikut”

16 Korrik 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski dhe bashkëshortja Elizabeta Gjorgievska sot morën pjesë në manifestimin kulturor-skenik “Dasma e Galiçnikut”, që mbahet tradicionalisht me mbështetje të tij.

Presidenti Pendarovski i uroi të rinjtë e sivjetshëm, Oliver Andreevski dhe Elisaveta Bulloska. Duke u dhuruar “paftë galiçnikase” – me motiv të kostumit tradicional galiçnikas, u uroj fat, bereqet, dashuri dhe harmoni në jetën e tyre të ardhshme të përbashkët.

Presidenti shprehu kënaqësinë që ende ekziston një interes kaq i madh te të rinjtë në vend që të jenë pjesë e Dasmës së Galiçnikut duke e vazhduar këtë traditë shekullore maqedonase.

Njëkohësisht, bëri urime edhe për kultivimin prej gjashtë dekadash të këtij manifestimi i cili i feston zakonet autentike të dasmave dhe këngët dhe vallet burimore, si dhe është trashëgimi e gjallë kulturore dhe shenjë e qëndrueshme e identitetit.

“Dasma e Galiçnikut” filloi zyrtarisht dje me vendosjen e bajrakut të dasmës dhe aktin simbolik “të shtënies me tri pushkë” nga shtëpia e dhëndrit. Sot u shënuan zakonet tradicionale të dasmës, kurse të rinjtë vunë kurorë në katedralen “Shën. Apostuj Petar dhe Pavle”.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....