Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Gjeorgjisë

27 Shtator 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Gjeorgjisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Otar Berdezenishvili.

Në fjalën e tij në ceremoninë solemne, Presidenti Pendarovski shprehu pritjen se ambasadori me angazhimin e tij profesional do të kontribuojë në përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të përgjithshme midis dy vendeve dhe bashkëpunim më intensiv ekonomik, për të cilin ka bazë solide.

“Gjeorgjia është një vend mik me të cilin kemi prioritete dhe pikëpamje të ngjashme, kurse lidhja juaj me integrimet evropiane dhe euroatlantike është nxitje shtesë për bashkëpunim edhe më kuptimplotë në periudhën në vijim. Sot, kur Evropa po përballohet përsëri me një konflikt ushtarak tragjik, nevoja për bashkëpunim dhe solidaritet më të madh ndërkombëtar është ndoshta më e rëndësishme se kurrë më parë. Besoj se pavarësisht nga madhësia jonë si shtete, Maqedonia e Veriut dhe Gjeorgjia do të vazhdojnë të japin kontributin e tyre në sigurimin e paqes, demokracisë, të drejtave të njeriut dhe mirëqenies ekonomike, si vlera universale të cilave u janë bashkangjitur të dyja vendet”, theksoi Presidenti Pendarovski.

Ambasadori Berdezenishvili në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale shprehu përgatitjen të kontribuojë në përparimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....