Gjorgievska: Dhuna me bazë gjinore në hapësirën e internetit është e papranueshme dhe duhet të sanksionohet

5 Prill 2023 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska sot mbajti fjalim në evenimentin “Trupi tënd është tëndi, edhe në net edhe në botën reale” të organizuar nga Zyra e Fondit për popullatën e Kombeve të Bashkuara – UNFPA në Shkup.

Në fjalimin e vet Gjorgievska tha se dhuna me bazë gjinore në hapësirën e internetit është një temë që nuk është eksponuar sa duhet aktualizimi i të cilës është i nevojshëm dhe duhet të gjenden zgjidhje.

“Dhuna në botën virtuale edhe pse nuk është fizike, dhemb njësoj dhe lë pasojë të përhershme. Shumë gra në mbarë botën kanë përjetuar ndonjë formë të dhunës së bazuar në gjini me keqpërdorim të teknologjisë, kurse vogëlushet, vajzat dhe gratë e reja janë veçanërisht të ndjeshme ndaj kësaj”, theksoi Gjorgievska.

„Ajo e përshëndeti përpilimin e fjalorthit terminologjik për dhunën e bazuar në gjini, duke theksuar se nëse jemi më të informuar mbi llojet e ndryshme se si mund të (keq)përdoret interneti si mjet për dhunën, aq më lehtë do të jetë që të parandalohet kjo gjë, përkatësisht të reagohet dhe të sanksionohet.

“Mbi dhunën që ndodh onlajn, në hapësirën virtuale, duhet të flasim hapur dhe zëshëm, vazhdimisht dhe me këmbëngulje. Vetëm kështu do ta dallojmë më lehtë që të mund ta parandalojmë. Duhet t’i sensibilizojmë qytetaret tona se dhuna e bazuar në gjini në hapësirën e internetit është e palejueshme dhe duhet të sanksionohet dhe çrrënjoset. Shpesh shumë veta, sidomos të rinjtë, nuk janë të vetëdijshëm mbi peshën e veprimeve në rrjetet sociale dhe ndjehen të lirë dhe të sigurte pas tastaturës që të mund të rrezikojnë një person tjetër, duke diskriminuar, ofenduar, duke kryer dhunë. Kjo duhet të ndalohet”, tha në fjalim Gjorgievska.

Ajo i falënderoi të gjithë që flasin hapur mbi dhunën që u ka ndodhur dhe kështu i inkurajojnë edhe viktimat e tjera që të mos ndihen të shtypura dhe të mos jetojnë me frikë.

Ky eveniment është pjesë e fushatës botërore të UNFPA-së “Bodyright”, që është thirrje globale për aksion me qëllim që të parandalohet dhuna mbi gratë dhe vajzat në hapësirën virtuale.

Në këtë eveniment mbajtën fjalim Jovana Trençevska, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Xhon Kenedi Mosoti, drejtori i UNFPA-së në Maqedoninë e Veriut dhe Afrodita Shala-Pllavjanska, shefe e Zyrës së Fondit të Popullatës së Kombeve të Bashkuara në vend.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....