Gjorgievska: Të gjithë jemi pjesë e një familjeje dhe këtu jemi për njëri-tjetrin dhe në të mirë dhe në të keqe

11 Mars 2023 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit Elizabeta Gjorgievska, mbajti fjalim në evenimentin “Një familje” që u mbaj me mbështetjen e saj, në organizatën SOS Fshati i Fëmijëve.

Me evenimentin “Një familje” SOS Fshati i Fëmijëve u shpreh mirënjohje miqve, donatorëve dhe mbështetësve të kësaj organizate.

“Duke u kujdesur për fëmijët në rrezik dhe duke i mbështetur, nëpërmjet një modeli familjar për kujdes alternativë për fëmijët dhe nëpërmjet realizimit të programeve për parandalim social, SOS Fshati i Fëmijëve është hallkë e rëndësishme në shoqërinë tonë, duke i dhënë shtëpi dhe ngrohtësi çdo fëmije që është pjesë  kësaj familjeje”, tha bashkëshortja e Presidentit.

Ajo e përshëndeti, gjithashtu, edhe rolin e sektorit të korporatave dhe të individëve me ndihmën e të cilëve SOS Fshati i Fëmijëve po e kryen me sukses vite me radhë funksionin e vet themelor dhe është shembull në shoqërinë tonë.

“Besoj se evenimenti i sotshëm do të jetë inspirim dhe motiv që edhe mandej të ndihmojmë, dhurojmë dhe mbështesim. Kjo nuk duhet të jetë gjithmonë ndihmë financiare ose materiale. Mjafton të dhurojmë nga koha jonë, dashuria jonë, t’u kushtojmë vëmendje dhe të kujdesemi për të gjithë që kanë nevojë për ndihmë”, theksoi bashkëshortja e Presidentit duke shtuar se pa marrë parasysh të gjitha krizat, tundimet, problemet, të mos e humbasin njerëzoren dhe t’i ruajnë shpresën dhe besimin, të jemi optimistë dhe të shpërhapim energji pozitive duke dhuruar dashuri sepse të gjithë jemi pjesë e një familjeve dhe duhet të jemi këtu për njëri-tjetrin edhe në të mirë edhe në të keqe.

Përveç dhënies së mirënjohjeve për rreth njëzet kompani dhe organizata dhe dymbëdhjetë individëve për mbështetjen e tyre, në këtë eveniment u prezantuan edhe arritjet dhe aktivitetet korporatave të SOS Fshati i Fëmijëve në vitin e kaluar, kurse u mbajt edhe shfaqje nga studioja e baletit “Balerina”.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....