Gjorgievska-Zelenska: Maqedonia e Veriut do të vazhdojë ta mbështesë dhe ndihmojë Ukrainën

26 Gusht 2022 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Elizabeta Gjorgievska, sot pati video-bisedim me bashkëshorten e Presidenti ukrainas, Olena Zelenska.

Gjorgievska e riafirmoi mbështetjen e Maqedonisë të Veriut dhe theksoi se shteti do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij me qëllim që ta ndihmojë Ukrainën në fusha të ndryshme, duke filluar nga pranimi i refugjatëve, ndihma humanitare, që tashmë por realizohet nga Kryqi i kuq, si dhe ndihmë në pajisje ushtarake.

“Do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë. Arsimi është një nga segmentet më të rëndësishme dhe do të vazhdojmë të sigurojmë integrimin përkatës në sistemin arsimor të fëmijëve ukrainas refugjatë”, tha Gjorgievska. Në këtë drejtim, bashkëshortja e Presidentit theksoi se Maqedonia e veriut është e gatshme të sigurojë ndihmë përkatëse shëndetësore dhe sociale për kategoritë vulnerabile të refugjatëve, për personat me aftësi të kufizuar, si dhe për studentët dhe gazetarët. Në atë kontekst, vendi tashmë ka siguruar 15 vende për pranimin e fëmijëve me probleme onkologjike nga Ukraina, shtoi Gjorgievska në bisedën me Zelenskën.

Gjorgievska shprehu shpresën se kriza në Ukrainë do të tejkalohet një orë e më parë dhe se refugjatët ukrainas do të kthehen të sigurt në shtëpitë e veta, se shteti do të mund t’i kushtohet zhvillimit dhe rindërtimit të vet dhe se do të vazhdojmë me përparimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit tonë të ndërsjellë.

Gjorgievska dhe Zelenska shkëmbyen informacione për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtejshëm në realizimin e projekteve humanitare dhe sociale, me qëllim që të tejkalohet kriza në Ukrainë, si dhe për mundësinë për botimin e librave dhe librave shkollorë për fëmijët refugjatë dhe ndihmë në sigurimin e automjetit ambulant.

Zonja e parë e Ukrainës, e falënderoi gjatë bisedës bashkëshorten e Presidentit Pendarovski për mbështetjen e deritanishme të përgjithshme nga Maqedonia e Veriut, nga aspekti politik, ushtarak dhe humanitar dhe shprehu shpresën se ajo do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Zelenska e falënderoi Gjorgievskën për pjesëmarrjen në Samitin e dytë të zonjave dhe zotërinjve të parë, që u mbajt muajin e kaluar me temë “Ukraina dhe bota: E ardhmja të cilën do ta ndërtojmë (përsëri) bashkërisht”, i cili i kushtohej rindërtimit pas lufte të Ukrainës dhe ripërtëritjes së potencialit njerëzor.

Në Samitin e dytë të zonjave dhe zotërinjve të parë, nikoqire e të cilit ishte Zelenska, morën pjesë 23 dama nga bota dhe rreth pesëdhjetë personalitete me ndikim, liderë të shteteve dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, kurse janë dhuruar mjete për rindërtimin pas lufte të Ukrainës, ndihmë për popullin ukrainas dhe për ripërtëritjen e potencialit njerëzor.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....