Takimi i Presidentit Pendarovski me kryeministrin slloven Gollob

30 Qershor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në suazat e Samitit të NATO-s u takua me Robert Gollob, kryeministrin e Qeverisë së Sllovenisë.

Duke e përgëzuar për formimin e qeverisë së re sllovene, Presidenti Pendarovski shprehu pritjen se do të vazhdojë zhvillimi i përkryer i relacioneve bilaterale në plan ekonomik dhe politik.

Bashkëfolësit biseduan mbi çështjen e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit, që është vazhdimisht në krye të agjendës sllovene për politikë të jashtme, ku Presidenti e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme sllovene për aderimin tonë në BE.

Në këtë takim u bisedua, gjithashtu, edhe mbi bashkëpunimin e përkryer në fushën e mbrojtjes, që është shumë i rëndësishëm për të dy vendet si aleate në NATO.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....