Takimi i Presidentit Pendarovski me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh

24 Shtator 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, në suazat e pjesëmarrjes në Asamblenë e 76-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju-Jork u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi aktivitet e përgjithshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në suazat e Kombeve të Bashkuara, si dhe mbi rolin e organizatës në ballafaqimin me çështjet globale.

Në këtë kontekst, Sekretari i Përgjithshëm Guteresh, shprehu mirënjohje për solidaritetin e treguar nga Republika e Maqedonisë së Veriut në përfshirjen në aksionin humanitar global për pranim të përkohshëm të qytetarëve nga Afganistani.

Në takim u theksua edhe rëndësia e Marrëveshjes së Prespës, e nënshkruar nën mbështetjen e Kombeve të Bashkuara, si shembull se edhe çështjet më të ndërlikuara të hapura mund të zgjidhen nëse ekziston vullnet politik dhe lidership i fuqishëm për këtë gjë.

Të dy bashkëfolësit shkëmbyen mendime dhe informacione mbi gjendjen aktuale në lidhje me perspektivën evropiane të shtetit, duke e përfshirë edhe çështjen e hapur me Republikën e Bullgarisë. Të dy bashkëfolësit konstatuan se zhbllokimi i procesit eurointegrues është në interes të stabilitetit dhe të prosperitetit të rajonit dhe të Evropës në tërësi.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....