Takimi i Presidentit Pendarovski me Presidentin rumun Klaus Johanis

11 Nëntor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot në margjinat e edicionit të 5-të të Forumit paqësor të Parisit, u takua me Presidentin e Rumanisë, Klaus Johanis.

Në këtë takim u bisedua mbi marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, që karakterizohen nga dialogu konstruktiv dhe i hapur politik, të bazuara në miqësi dhe respekt të ndërsjellë.

Të dy presidentët biseduan edhe për perspektivën evropiane dhe për aktualitetet në procesin e eurointegrimit maqedonas. Presidenti Pendarovski e falënderoi për mbështetjen rumune dhe theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në rrugën evropiane dhe realizimin e qëllimit strategjik – anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Të dy presidentët biseduan edhe për ngjarjet në rajon në lidhje me invazionin rus mbi Ukrainën, si dhe ndikimin mbi fqinjësinë më të gjerë, ku theksuan se të dy shtetet, si anëtare në NATO, demonstrojnë unitet dhe bashkëpunim të ndërsjellë.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....