Intervista e Presidentit Pendarovski për “Slloboden Peçat”

19 Korrik 2023 | Intervistat

Në këtë moment VMRO-DPMNE kujdeset vetëm për rejtingun e vet partiak dhe për politikën partiake.  Nuk kujdeset për interesat strategjike të shtetit.  Edhe laikët në politikë e kanë të qartë se kur të vijnë nesër në pushtet, nëse vijnë, nuk do të mund ta ndryshojnë kornizën negociatore.   Sepse për këtë gjë, eventualisht, të re edhe Bullgaria duhet të thotë “po”, thotë Pendarovski.

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski nuk është optimist se do të ndodhin ndryshimet kushtetuese, përkatësisht se partia opozitare VMRO-DPMNE do ta ndryshojë qëndrimin dhe do të votojë për to.  Është i bindur se me kundërshtimin, më saktë me frenimin e procesit evrointegrues të vendit, partia shikon shans që të vijë në pushtet.  Diplomatët e huaj, thotë Presidenti, në intervistën për “Slloboden Peçat”, u flasin opozicionerëve për të gjitha pasojat nga ky qëndrim i tyre, por nuk u ushtojnë trysni.

Në periudhën e kaluar po përsëritet e njëjta praktikë si para Marrëveshjes së Prespës.  Vijnë zyrtarë të lartë evropianë me të njëjtat mesazhe, këtë herë për ndryshimet kushtetuese.  Sa e plotësojnë këto vizita dhe mesazhe qëllimin apo ndoshta kanë kundërefekt?

– Të jem i sinqertë, në çdo takimin tim me përfaqësuesit e huaj që vijnë këtu, më pyesin vazhdimisht çfarë mesazhi të dërgojmë, sepse ju e njihni popullin tua, qytetarët dhe situatën tuaj, unë u them në bisedat tet-a-tet me politikanët vendas të jenë sa më kritikë që munden, sidomos mbi problemet që janë më të mëdha për ne, të cilat nuk mund t’i zgjidhim në mënyrë të këndshme me vite dhe me dekada siç është sundimi i të drejtës.  Megjithatë në publik të jenë më të matur sepse qytetarët maqedonas me vite me radhë kanë dëgjuar këshilla të ashtuquajtura të mira që vijnë nga anash, kurse ne ende jemi në dhomën e pritjes në BE-ne.   Gjithmonë u them se është kundërproduktive nëse veproni siç u veproi në vitin 2005 ish-ministri britanik për Evropën, Mek Shejn, kur nxori orën nga dora dhe tha:  Nuk kini shumë kohë, çfarë prisni. Qytetarët maqedonas nuk kanë nevojë dikush t’u tregojë çfarë është e mirë për ta, ata e dinë këtë gjë mirë.  Këtë e dëshmuan mirë me mbështetjen e Marrëveshjes Kornizë në vitin 2001 dhe për Marrëveshjen e Prespës në vitin 2018, si dhe në vitin 1993 kur hymë në OKB me emrin e përkohshëm që ishte precedent edhe në atë kohë dhe deri më tani.  Qytetarët maqedonas  dinë të vlerësojnë shumë mirë cila është rruga strategjike nëpër të cilën duhet të vazhdojmë.   Nuk na nevojitet stimulim shtesë nga jashtë, sepse kemi përvojë në kapërcimin dhe tejkalimin e pengesave të cilat na janë vendosur gjithë këto vite si asnjë kandidati tjetër, së pari për në NATO, kurse më vonë për në BE:

A i respektojnë të huajt këshillat e tilla?

– Pjesa më e madhe. Ata janë njerëzi që kanë portofolin e vet mbresëlënës, edhe jetësor, edhe politik, edhe profesional, megjithatë dinë edhe vete para se të vijnë se ku vijnë dhe çfarë duhet të thonë.   Ata janë njerëz me përvojë dhe shumica e respektojnë rekomandimin tim dhe të të tjerëve këtu.  Por, kuptohet edhe përcaktim personal i secilit prej tyre, mundet dikush të dalë jashtë parametrave të asaj që është sjellje e mirë dhe dinjitoze ose retorikë diplomatike kur shkon në ndonjë shtet tjetër, por pjesa më e madhe e respektojnë.

A nuk mendoni se deklaratat e tre të mëparshmëve nuk ngjasonin me kërcënime për shtetin çfarë do të ndodhë nëse nuk miratohen ndryshimet kushtetuese?

– Aludoni për fazën kyçe që e shqiptoi Shalenberg.  Jam dakord se kështu edhe tingëlloi, por në thelb mendoj se mesazhi ishte se do të mbetemi të ngrirë, me situatë status kvo si në të kaluarën, por jo të përjashtuar.  E ngjashme ishte edhe deklarata e para pak kohe e Sholcit, është interpretuar më ndryshe.   Unë e kuptoj pse jemi bërë jashtëzakonisht të ndjeshëm dhe për çdo pikë dhe presje nga cilido që vjen nga Evropa dhe e kuptoj frustracionin e qytetarëve maqedonas.   Unë vetë jam i vetëdijshëm për situatën në të cilën jemi, por ky është konteksti aktual dhe mendoj se duhet që në vend që të qëndrojmë gjatë në pikat dhe presjet e të huajve, ta ruajmë kontekstin e ri që është bërë me invazionin rus mbi Ukrainën e cila së bashku me Moldavinë morën statusin kandidat, sepse pa kontestim ekziston një fokus i ri edhe për Ballkanin Perëndimor nga BE-ja.

Dëgjuam se në takimet me opozitën të huajt ushtrojnë presion.  A jeni dakord me atë se kryhet presion mbi ta apo gjithçka është reduktuar  në takime protokollare ku të dyja palët i thonë qëndrimet e veta? A i prekin këto mesazhe kundërshtarët e ndryshimeve kushtetuese?

– Nga të gjitha informacionet që i kam mbi takimet e partisë kryesore opozitë me të huajt nuk ka përshtypje se ndonjë prej tyre ka kryer presion, të paktën për këta që vijnë në Shkup dhe pyesin se cilat janë argumentet tuaja, pse jeni kundër.  Në atë pjesë nuk kanë dëgjuar argument valid deri më tani pse janë kundër.  I tregojnë qëndrimet që opinioni maqedonas i di, së pari thonë se kjo përbërje parlamentare nuk ka mandat, sepse në vitin 2020 qytetarëve nuk u është thënë se do të ketë ndryshim të Kushtetutës dhe futje të bullgarëve.   Argumenti i dytë është se nuk duam të hyjmë në Evropë nën diktat bullgar.  Duke e anashkaluar me vetëdije faktin se nuk bëhet fjalë për diktat bullgar, por bëhet fjalë për kornizën negociatore për të cilën u dakorduan 26 vendet anëtare.  Do të ishe e ndershme të thonë se nën diktatin evropian nuk duam të hyjmë në Evropë. Ato janë “argumentet” që të huajt nuk mund t’i kuptojnë, njëjtë si dhe unë dhe një pjesë e qytetarëve.  Është e ndershme të thonë se miratimi i kornizës negociatore evropiane në Kuvend pas propozimit francez, nga ai moment e këndej, dy partitë më të mëdha opozitare ndjenë se mund të fitojnë pikë politike nga kjo çështje, duke parë anketat që dëshmojnë se qytetarët janë kundër kësaj kornize negociatore dhe si rrjedhim ndjenë se, duke iu afruar zgjedhjeve marrin pikë politike, thonë pse ta ndryshojmë lojën që na sjell “fitim”, kurse e dëmton koalicionin në pushtet.  Në këtë moment VMRO-DPMNE kujdeset vetëm për rejtingun e vet partiak dhe për politikën partiake. Nuk kujdeset për interesat strategjike të shtetit. Edhe laikët në politikë e kanë të qartë se kur të vijnë nesër në pushtet, nëse vijnë, nuk do të mund ta ndryshojnë kornizën negociatore. Sepse për atë kornizë të re negociatore, eventualisht, edhe Bullgaria duhet të thotë “po” dhe nuk mund ta ndryshojë marrëveshjen bilaterale të vitit 2017, sepse për këtë gjë pyetet edhe pala tjetër.

Këtë e thonë të huajt në takimet me opozitën?

– Ka deklarata publike, të gjithë thonë se nuk është reale të pritet një kornizë e re negociatore.  Thënë thjesht, nuk do të ketë kornizë të re negociatore. Unë personalisht do të dëshiroja kornizë më të mirë negociator.  Por, është e pamundshme. Ky ishte kompromisi. Cilat ishin kërkesat fillestare bullgare. Ambasadori bullgar në KOREPER-it në Bruksel para 3 vjetësh shpërndau materialin ku thuhet se “që kjo kandidate të vazhdojë, ajo duhet të ndryshojë tekstet dhe të deklarojë në to se deri në vitin 1944 kemi qenë bullgarë etnikë që kemi folur bullgarisht dhe se nga viti 1941 deri në vitin 1944 kishte  administratë, jo pushtim. Pozita zyrtare e Bullgarisë. Prej atëherë, tani kemi vetëm 3.500 bullgarë sipas regjistrimit të fundit që t’i vendosim në Kushtetutë dhe do të kemi 13 gjithsej.  Dhe nëse kjo e shkatërron Maqedoninë, ku është kundërargumenti.

A jeni i bindur se ndryshimet kushtetuese do të ndodhin?

– Jo, unë jam i bindur se ndryshimet kushtetuese duhet të ndodhin për perspektivën evropiane të Maqedonisë. Kurse me perspektivën evropiane do të kemi jetë më të mirë, do të mësojmë nëpërmjet procesit të negociatave ta organizojmë më mirë shtetin dhe shoqërinë. Unë jam një nga të rrallët, të mos them i vetmi nga kjo strukturë që është tani në pushtet i cili thotë se sipas deklaratave që vijnë nga opozita në këtë moment është e qartë se nuk janë dy të tretat.  Unë nuk them se nuk bisedohet me deputetët, por nga ajo që shoh nga mediat për informim publik, nuk mund të them se aty ndryshon dispozicioni qoftë edhe te një deputet që të mund të pohoj se ka ndryshime kushtetuese.  Them se duhet të ketë, imperativ është të ketë, sepse nëse nuk ka, praktikisht mbetemi në një nëngrup të veçantë me Bosnjën dhe me Kosovën.  Dhe nëse më 1 dhjetor nuk e ndryshojmë Kushtetutën, ka mundësi që Shqipëria dhe Mali i Zi të shkojnë me shpejtësi drejt Evropës, kurse ne do të bllokojmë vetveten.

A jeni të bindur se VMRO-DPMNE-ja do të votojë kur të vijë në pushtet?

– Jo. Ajo strukturë politike që njohim, nuk ka ndryshuar kaq.  E dimë si e kanë izoluar praktikisht vendin për 10 vjet.  Çdo ditë flasin për BE-në dhe për NATO-n, kurse nuk bënë asgjë që të lëvizim drejt tyre.  Nuk mund të shikoj nëse aty ka ndonjë brez të ri politikanësh me majndset, me një mendim të ri në politikë.

Çfarë do të ndodhë me vendin nëse, sipas anketave, VMRO-DPMNE-ja do të fitonte zgjedhjet dhe nëse as atëherë nuk votohen ndryshimet kushtetuese?

– Shteti nuk do të rrënohet.  Nuk mund të përparojë siç ka përparuar kur do të ishte në integrimet evropiane, do t’i përdorte të gjitha fondet dhe këshilla që të mund ë prosperojmë në ekonomi, sociale, politikë, kulturë, sundimin e të drejtës.  Nëse mbetemi vetë të reformohemi me atë që kemi si njohuri dhe kushte demokratike, do do të reformohemi dy deri tri herë më gjatë sesa sikur të ishim në negociata dhe kur do të mësonim nga më të mirët.

Një vit pas konferencës së parë ndërqeveritare në Bruksel cili është vlerësimi Juaj, deri ku arriti vendi?

– Në atë një vit kemi vetëm skriningun dhe sipas të gjitha informacioneve që i di edhe nga Brukseli, skriningu shkon pa pritur shumë mirë.  Pa e pritur, sepse mendonin se jemi në nivelin e kandidatëve të mëparshëm që filluan nga zeroja.  Skriningu po ecën në mënyrë të përkryer, por kjo është faza formale që nga 1 dhjetori të fillohet me hapjen e kllasterëve.  Ne jemi, e pohoj, kandidati më i përgatitur në momentin kur duhet të hapen negociatat.

Po ku do të arrihet nëse nuk miratohen ndryshimet kushtetuese?

– Do të jemi përsëri në vetizolim dhe do të ecim me temp shumë të vogël edhe në zhvillimin demokratik edhe në zhvillimin ekonomik. Sundimi i të drejtës është zhvillim demokratik, njëjtë si dhe stabiliteti dhe transparenca e institucioneve.  Nëse nuk vazhdojmë me integrimet, do të ecet më me vështirësi dhe më ngadalë në atë proces.  Nuk them se nuk do të ketë, por nëse opozita e tanishme vjen në pushtet, ata nuk kanë pas veti një histori të reformave demokratike.

Kur flisni për sundimin e të drejtës, si të dilet nga “rrethi magjik” i korrupsionit në gjyqësor?

– Kjo është një pyetje që parashtrohet gjithmonë dhe është shumë komplekse.  Nuk mund t’i jepet përgjigje nga njerëzit që nuk kanë njohuri në këtë fushë. Unë nuk e konsideroj vetveten për ekspert, vetëm përpiqem të jap shembull personal.  T’i respektoj ligjet, të mos ketë nepotizëm, korrupsion, të nxit profesionalistët pavarësisht nga përkatësia etnike, duke respektuar balancën e nevojshme.  Në këtë mënyrë jep shembullin më të mirë si duhet të sillen të tjerët.  Mendoj se këto katër vjet si president kam dhënë shembull të mirë për këtë gjë.  Nuk mund t’u jap këshilla të tjerëve “duhet të bëni këtë në sferën e gjyqësorit”. Nuk e di formulën magjike, përveç se ne të gjithë, nga cilido nivel i pushtetit, të heqim dorë nga telefonimi i gjykatësve dhe prokurorëve, telefonimi nëpër komisionet që kryejnë prokurime publike, nga punësimi i i kushërinjve në kabinete, të heqim dorë nga lobimi që në punë të hyjë ai që është i pesti ose i dhjeti në listë dhe jo i pari.

E gjithë kjo ndodh tani.

– Ndodh, qytetarët e dinë këtë. Unë kam thënë se dy devijimet më të mëdha në sistemin tonë janë partizimi i institucioneve dhe etnitizimi që shkon në një ekstrem tjetër.  Kjo është një çoroditje e demokracisë dhe parimeve demokratike.

Thoni se keni pasur disa modele, por ndërsa ecim nëpër sistemin provë-gabim, po shkojmë drejt fundit në gjyqësor.  Kaq janë të paprekshëm ata gjykatës dhe prokurorë që i ruajnë lëndët, për shembull?

– Indikatorët tanë në 5 vitet e fundit janë më të këqij se mesatarja e në Evropë, përveç mediave.  Flas për sundimin e të drejtës, profesionalizmit në institucione, të drejtat dhe liritë e njeriut… Dua të krahasohem me mesataren në Evropë, nuk dua të krahasohem me kohën e qeverisë së mëparshme.  Kjo nuk është e  vështirë, por kjo nuk mjafton. 32 vjet jemi shtet i pavarur.  Ne ndërtojmë një kulturë të pandëshkueshmërisë.  Jo vetëm që nuk kemi politikan të lartë i cili ka përfunduar në burg, por thënë në kushtëzim të tijët janë në pushtet, nuk kemi në burgj gjithë këto vite gjykatës apo prokurorë të cilët në kohën kur i kanë bërë ato devijime kanë përfunduar në burg sepse kanë mbajtur në sirtar ose kanë vendosur në kundërshtim me drejtësinë dhe të drejtën.  Dhe kjo u bë pjesë e mentalitetit, ky Këshill Gjyqësor, për shembull, e ka prekur fundin realisht, por edhe të ndryshojë tërësisht, nuk do të jetë ideale.

Kohët e fundit gjithnjë edhe më shpesh flitet gjithnjë edhe më shpesh për hyrjen në tregun e vetëm evropian.  Çfarë mendoni Ju, a është Maqedonia e përgatitur për këtë?

– Komentova para pak kohësh në rrethin e biznesmenëve.  Ata më thanë se nëse sot dikush na ofron të jemi pjesë e tregut të përbashkët, 70 për qind e ekonomisë maqedonase nuk mund ta durojë këtë gjë.  Kjo nuk është zgjidhje. Aspekti i dytë është se neve nuk na nevojitet vetëm treg i përbashkët si shtet, por edhe vlerat politike të aleancës perëndimore, demokracisë, lirisë së mediave, të drejtave dhe lirive të njeriut, që të shërbehen të gjithë.  Por këtë duhet ta mësojmë sepse nuk e kemi mësuar.

Ja shkurtimisht, a jemi gati për BE-në apo jo?

– Momentalisht jemi të përgatitur t’i fillojmë negociatat.  Nëse nuk ka bilateralizim, ai lloj i shtyrjes së çështjeve dhe problemeve bilaterale siç është tani me Bullgarinë, unë pohoj se për katër vjet mund të përfundojmë negociatat dhe pastaj të presim vetëm ratifikimin e anëtarësimit.

Në lidhje me Bullgarinë, në njoftimin e fundit të MPJ-së bullgare, a ju duket se Sofja “po e hedh topin”?

– Nuk kam të dhëna të tjera përveç këtij njoftimi.  Është e saktë se ekziston një lloj tjetër retorike.  Por, është në pikëpyetje sa kohë do të zgjatë ajo qeveri.  Qeveria e Petkovit në fillim kishte një retorikë krejtësisht ndryshe, por ka zgjatur pak.  Më e rëndësishmja është se Bullgaria në këtë moment të nivelit retorik vijnë mesazhet diplomatike që janë kulturore, jonacionaliste dhe jo të ndezshme si në kohën e Zaharievës dhe Karakaçanovit, që është një dallim i padiskutueshëm. Por, deri në dhjetor topi është në oborrin tonë në lidhje me ndryshimet kushtetuese.  Është mirë që Bullgari të mos e ndezë atmosferën shtesë te ne. Rasti me Pendikovin, për shembull, e reflekton saktësisht se kjo është një sjellje antievropiane.  Mënyrë se si nuk duhet të sillet një fqinj.  Një njeri i rrahur prej shkaqeve krejtësisht të ndryshme, ta merrni dhe t’i jepni mandej shtetësi bullgare është shembull si nuk duhet të sillesh.  Është mirë të mos ketë sjellje të tillë.  Por, edhe të ketë edhe të mos ketë, obligimi është në oborrin tonë tani.

Paralajmëruat takim me Presidentin Bullgar Rumen Radev, por deri më tani nuk është realizuar.  Pse?

– Para dy vjetësh kishim edhe termin për vizitën time në Sofje, por kur i mirëprita përfaqësuesit e OMO Ilindenit, ai më telefonoi ditën tjetër dhe më tha se para kabinetit të tij ka protesta dhe se do të jetë shumë e vështirë nga aspekti i sigurisë që të organizohet kjo vizitë.  Mbeti për mandej kur situata të jetë më e mirë.   Është e padiskutueshme që kam një ftesë të hapur, por qëndrimi im është kur të shohim ndonjë lëvizje në bisedimet bilaterale dhe në kuadër të komisionit historik dhe të ketë pak atmosferë, do të shkoja. Fatkeqësisht, ajo atmosferë vetëm se u përkeqësua dhe kulmoi, sipas mendimit tim, në atë moment të paarsyeshëm që për pritjen e një shoqate të maqedonasve që jetojnë atje, pa asnjë premtim, edhe pse shoqata dhe parti politike nga Maqedonia shkojnë çdo ditë në Bullgari te Kryeministri, Presidenti… Megjithatë, duhet të ketë atmosferë të mirë që të ketë efekt pozitiv.
Në përgjithësi, sjellja e Bullgarisë në tre vitet e fundit nuk është pozitive, kemi bllokadë efektive bullgare.

Kur flasim për takime, ku “humbi” edhe paralajmërimi për vizitë nga Makroni?

Nuk humbi.  Nuk është sekret, me Makronin u takuam edhe në varrimin e mbretëreshës dhe në kurorëzimin e mbretit të ri.  Makroni thotë se do të dëshironte të vijë, por të themi kur të jetë koha më e përshtatshme që ta vizitojnë vendin tonë.   Flasim për tajmingun.  Vlerësimi ishte edhe i imi edhe i tij se ndoshta do të ishte më mirë para fillimit apo gjatë vijimit të procesit kushtetues.  Presidenti francez është një politikan mjaft i madh, përfaqësues i një shteti të rëndësishëm në botë dhe nuk do të dëshironte të shkojë diku ku shanset për sukses për atë temë janë minimale.  Në këtë moment në Maqedoni, te ne, siç duket shanset që ta ndryshojmë Kushtetutën dhe të vazhdojmë drejt Evropës, në bazë të atij propozimi francez, nuk janë të mëdha.   Nuk është vetëm të vijë presidenti francez.  Duhet të ketë atmosferë që të mund të dërgosh diçka pozitive për qytetarët.

Domethënë, nëse opozita është dakord për ndryshimet kushtetues, do të vinte.

– Makroni me siguri nuk do të vijë këtu t’i bindë partitë politike që janë kundër ndryshimeve kushtetuese, por nëse ekzistojnë shanse të qarta për sukses.  Ka shanse në varësi nga procesi i brendshëm se si do të shkojë, Makroni të vijë në Shkup më 11-12 shtator në Procesin Bërdo-Brioni.  Nëse është e përshtatshme atmosfera, ka shanse të vijë në Procesin Bërdo, të japë mbështetje për të gjithë rajonin.  Prandaj presim të shohim si do të shkojë procesi brenda për Kushtetutën.

A do të kandidoheshit në zgjedhjet e ardhshme presidenciale nëse nuk keni mbështetje nga LSDM-ja?

Në historinë e Maqedonisë asnjë kandidat nuk ka qenë tërësisht i pavarur, pa mbështetjen e ndonjë partie politike.  Kjo nuk ndodh as për kryetar komune.  Kandidaturat e pavarura mund të kenë sukses vetëm në komunë më të vogël në vend më të vogël, por jo edhe për president.  Por, për mua është e rëndësishme në fund të mandatit tim si do të më vlerësojnë së pari qytetarët, a kam qenë i dobishëm për ta, pastaj partitë. Dhe nëse shkoj, do më vinte mirë të kem mbështetje nga sa më shumë parti që është e mundshme, por më e rëndësishmja është të kem mbështetjen e qytetarëve, nga organizatat joqeveritare, individët.  Do të dëshiroja, nëse shkoj për mandat të dytë, përveç mbështetjes nga partitë, para së gjithash dhe mbi të gjithat të jem i perceptuar si kandidat i qytetarëve.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....