Iu dha çmimi kadetes së parë të renditur, Biljana Dulloviq nga Mali i Zi

21 Tetor 2020 | Kumtesat

Sot në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihaillo Apostollski” – Shkup, u mbaj betimi solemn i klasës së 24-t të studentëve kadetë në studimet 2020/2021 dhe promovimi solemn i titullit të parë oficer të studentëve kadetë të klasës së 20-të.

Betim dhanë dyzet kadetë nga klasa e 24-t e Akademisë, të cilët do të fillojnë arsimin e vet ushtarak. Prej tyre, njëzet  e pesë janë nga Maqedonia e Veriut, tetë nga Mali i Zi, gjashtë nga Bosnja dhe Hercegovina dhe një nga Kosova.

Me titullin e parë oficer, toger, janë promovuar njëzet e shtatë kadetë nga klasa e 20-të, që po e përfundojnë arsimin e vet ushtarak në këtë Akademi. Prej tyre, njëzet janë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, tre nga Mali i Zi, katër nga Bosnja dhe Hercegovina dhe një nga Kosova.

Në emër të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komandantit Suprem të forcave të armatosura, Stevo Pendarovski, kadetes së parë të renditur ,Biljana Dulloviq, nga Mali i Zi iu dha çmimi i parë, kurse çmimin ia dha kolonelja Biljana Bllazhevska, adjutantja e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....