Takimi i Presidentit Pendarovski me kryeministrin britanik Boris Xhonson

30 Qershor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski në Madrid në Samitin e NATO-s pati një takim të shkurtër me kryeministrin britanik Boris Xhonson.

Në këtë takim u bisedua mbi marrëdhëniet bilaterale midis dy qeverive, si dhe mbi ngjarjet aktuale dhe mbi sfidat e sigurisë lidhur me invazionin rus mbi Ukrainën.

Në lidhje me relacionet bilaterale, bashkëfolësit shprehën kënaqësinë nga zhvillimi i marrëdhënieve të përgjithshme të cilat i karakterizon miqësia e ndërsjellë, besimi reciprok dhe partneriteti i fuqishëm.

Presidenti tha se bashkëpunimi në mbrojtje me Britaninë është dinamik me mbështetje të përhershme britanike për Armatën tonë në ndërtimin e kapaciteteve ushtarake dhe interoperabilitetin me aleatët në NATO, kurse dëshmi për këtë është stërvitja që u mbajt para pak kohe në Krivollak ku morën pjesë 2500 ushtarë britanikë.

Presidenti Pendarovski shprehu falënderim për përkushtimin britanik në përparimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....