Kabinet i hapur për nxënësit e shkollave themelore “Naum Naumovski Borçe”, “Shën. Kliment Ohridski” dhe për fëmijët e kopshtit nga Shkupi “13 Nëntori”

12 Maj 2023 | Kumtesat

Nxënësit e shkollave themelore “Naum Naumovski Borçe”, “Shën. Kliment Ohridski” dhe për fëmijët e kopshtit nga Shkupi “13 Nëntori”, sot e vizituan Kabinetin e Presidentit Pendarovski në suazat e aktivitetit Kabinet i hapur.

Vizitorët u takuan dhe biseduan me Presidentin, kurse patën edhe mundësi të marrin pjesë në hapësirat ku realizohen takimet zyrtare dhe të punës, si dhe në sallat ku mbahet mbledhjet, solemnitetet, ngjarjet dhe konferencat për shtyp. Në salën “Mozaik” e panë diptikun impozant “Maqedonia – vend i ndritur” dhe “Maqedonia – kujton” të akademikut, Gligor Çemerskit.

Gjatë vizitës së tyre të sotshme morën pjesë edhe në ceremoninë e ndryshimit të flamurit shtetëror në sheshin para Kabinetit, të kryer nga Batalioni i Armatës për nderim dhe respektim, që mbahet me qëllim të ngritjes së ndjenjës dhe respektit ndaj flamurit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si reprezent dhe simbol i shtetit tonë.

Kabinet i hapur si pjesë e projektit “Ballë për ballë me Presidentin” mundëson vazhdimisht që qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme, studentë nga vendi dhe jashtë vendit, si dhe nxënës nga shkollat e mesme dhe nëntëvjeçare ta vizitojnë Kabinetin dhe të takohen me Presidentin.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....