Kabinetin e Presidentit e vizitua 20 të rinj në suazat e projektit “Mësojmë drejtësi”

25 Gusht 2020 | Kumtesat

Në suazat e projektit “Mësojmë drejtësi” (Street Law) të Forumit Arsimor Rinor, nëpërmjet të cilit të rinjtë edukohen mbi të drejtat dhe liritë politike dhe qytetare të njeriut, demokracinë dhe konceptin e sundimit të të drejtës, Bashkimin Evropian dhe procesin e eurointegrimit të vendit tonë, sot Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut e vizituan 20 gjimnazistë nga disa qytete nga vendi.

Duke pasur parasysh se programi “Mësojmë drejtësi” është ndërtuar mbi parimet e arsimit joformal, të rinjtë kishin mundësi të njihen nga afër me punën dhe historinë e Kabinetit të Presidentit të shtetit, të hyjnë në një pjesë të hapësirave të punës në Vilën Vodno, si dhe të takohen personalisht me Presidentit Stevo Pendarovski.

Gjatë bisedës me gjimnazistët, Presidenti Pendarovski i informoi për kompetencat e veta kushtetuese dhe kompetencat në politikën e jashtme, në sektorët e mbrojtjes dhe sigurisë, për obligimet si Komandant suprem i forcave të armatosura, si dhe për funksionin politik të institucionit President.

“Institucioni President duhet të jetë urë midis interesave të ndryshme politike në vendin tonë. Kabineti im është i hapur për të gjithë politikanët, pa dallim se a janë në pushtet apo në opozitë”, tha Presidenti Pendarovski në bisedën me të rinjtë.

Njëkohësisht Presidenti Pendarovski u rekomandoi të rinjve të jenë vigjilentë dhe të zëshëm si dhe të palodhur që të luftojnë për të drejtat e veta. Sepse, siç shtoi Presidenti Pendarovski, asnjë shtet nuk mund të përparojë, nëse nga jeta në të janë të kënaqur vetëm të rriturit.

“Ju, gjeneratat e reja duhet t’i mësoni shpejt mësimet për demokracinë. Politikanët nuk duhet t’i lejoni të kenë mandat të qetë”, konkludoi Presidenti Pendarovski.

Gjimnazistët nga ana e tyre, në bisedën me Presidentin Pendarovski, theksuan se qëllimi i projektit “Mësojmë drejtësi” është krijimi i lidhjes midis konceptit të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sistemit juridik dhe ndikimit të tyre në jetën e përditshme.

Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Vila Vodno edhe mandej mbeten të hapur për të gjithë qytetarët, përkatësisht për secilin që ka dëshirë dhe interes t’i shikojë hapësirat e punës në Vilë, sallat ku organizohen ceremoni solemne, evenimente, konferenca për shtyp dhe takime.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....