Bashkëshortja e Presidentit mori pjesë në vizitën “Kokino – një vështrim drejt pafundësisë”

14 Dhjetor 2023 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska mori pjesë në vizitën “Kokino – një vështrim drejt pafundësisë” të organizuar nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në suazat e këtij evenimenti ku morën pjesë edhe gra nga institucionet publike dhe bashkësia diplomatike në vend u vizitua një pjesë e trashëgimisë kulturore maqedonase që gjendet në territorin e Komunës Staro Nagoriçane ku e panë kishën “Shën. Gjergji”, një nga vendet më të rëndësishme dhe më të larta në historinë e artit mesjetar bizantin.

Pjesë e këtij evenimenti ishte edhe prezantimi dhe vizita në lokalitetin e lashtë Kokino, një nga observatorët më të vjetër në botë, kurse qëllimi i evenimentit të sotshëm është që të afirmohet bashkërish lokaliteti Kokinë i cili është trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë arkeoastronomike dhe arkeologjike.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....