Presidentja Siljanovska Davkova në konferencën me rastin e 20-vjetorit të Qendrës për hulumtime dhe krijim të politikave

27 Maj 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në Shkup mbajti fjalim në konferencën që u mbajt me rastin e 20-vjetorit të ekzistimit të Qendrës për hulumtime dhe krijime të politikave.

Në fjalim, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se ka nderin që të mbajë fjalim në këtë konferencë, sidomos sepse është e vetëdijshme se vetëm politikat e mira publike krijojnë vlerë publike dhe shtoi se kemi problem serioz me krijimin e vlerave publike, duke thënë se prandaj kemi një të ardhme dhe një fushë pune në Qendrën për hulumtime dhe krijim të politikave.

Ajo theksoi se metodologjia shkencore sipas procedurave që i promovon QHKP-ja janë ato në frymën e praktikave më të mira evropiane dhe i nxiti dhe i bindi se idetë që i promovojnë janë mbresëlënëse dhe se janë garues.

Duke theksuar se think-tank u mirëprit nga të gjitha partitë politike, nga të gjithë deputetët, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se ka ndihmuar në ndërtimin e konsensusit, i cili është shumë i vështirë të ndërtohet me ndarje kaq të mprehta në Kuvend, në një shoqëri të ndarë si kjo e jona, dhe rekomandoi se duhet të vazhdojnë t’u përmbahen dëshmive, të ndërtojnë konsensus të bazuar në dëshmi, në bazë të argumenteve sepse vetëm kështu meritohet respekt.

“Edhe unë do t’i përmbahem frymës së konsensusit pa të cilin asnjë president nuk mund të jetojë apo të mbijetojë, konsensusi midis partive politike, konsensus pa marrë parasysh dallimet fetare dhe etnike, konsensus pa marrë parasysh seksin dhe gjininë, konsensus pa dallim nga moshës pse vetëm kështu do të ecim drejt sundimit të ligjit, kurse pa sundimin e ligjit, Bashkimi Evropian nuk mund të ekzistojë”, tha Presidentja Siljanovska Davkova.

Presidentja tha se Ballkani dhe popujt e Ballkanit kanë nevojë për një të ardhme të qartë dhe prandaj duhet strategji evropiane dhe rekomandoi se ka ardhur koha të dallojmë strategjinë e qartë evropiane sepse kemi pritur shumë.

“Duhet të gjejmë zgjidhje rajonale, duhet ta bëjmë Ballkanin vend të denjë për të jetuar, madje ndonjëherë them i mërzitshëm. Mendoj se edhe ata në BE duhet të na ndihmojnë në rrugën e përbashkët, e cila nuk është rruga drejt Brukselit, por njohja e vlerave, parimeve, institucioneve evropiane këtu në Ballkan”, rekomandoi Presidentja Gordana Siljanovska Davkova në fjalim në konferencën që u mbajt me rastin e 20-vjetorit të Qendrës për hulumtime dhe krijim të politikave.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...