Presidenti Pendarovski: Është i domosdoshëm Ligj për gjendjen e jashtëzakonshme me të cilin do të rregullohen të gjitha boshllëqet me të cilat u ballafaquam

20 Shkurt 2021 | Fjalimet

Me iniciativë të Qendrës Presidenciale për Edukim Politik, sot u mbajt konferencë me temë “Gjendja e jashtëzakonshme: mësime të nxjerra dhe sfida të ardhshme”. Konferenca është fillimi i debatit më të gjerë të opinionit ekspert dhe të përgjithshëm në lidhje me përpilimin e Ligjit për gjendjen e jashtëzakonshme.

Në fjalimin e vet në hapje të konferencës Presidenti Pendarovski foli mbi gjendjen gjatë vitit të kaluar, kur, siç tha, përveç se me sfidat shëndetësore, u ballafaquam me një situatë të vështirë edhe nga aspekti juridik edhe nga aspekti politik. Ai rikujtoi se në kushte të Kuvendit të shpërbërë dhe paralizë të Qeverisë, institucionet u ballafaquan me sfidën për të cilën nuk kishte përgjigje dhe në shumë shtete më të zhvilluara.

“Gjendja e jashtëzakonshme ishte dalja e vetme legale nga bllokada e institucioneve, e imponuar nga procesi zgjedhor, në një kohë kur duhej të organizohej sistemi shëndetësor që të shpëtohen mijëra jetë dhe të ruhet aktiviteti ekonomik duke e parandaluar kështu kolapsin shoqëror”, tha Presidenti Pendarovski.

Sipas tij, sot, shteti ka një përvojë më të madhe në ballafaqimin me gjendjen shëndetësore. Prandaj, siç tha Presidenti Pendarovski, duhet të shfrytëzohet përvoja e vitit të kaluar dhe ta përgatitim në kohë rendin dhe shoqërinë mbi një krizë të ardhshme të mundshme.

“Është e qartë se na nevojitet një ligj i veçantë për gjendjen e jashtëzakonshme në të cilin do të përcaktohen juridikisht të gjitha boshllëqet me të cilat u ballafaquam kur duhej ta organizonim sistemin në rrethana jostandarde, vetëm në bazë të disa dispozitave të përgjithshme nga Kushtetuta. Është e pakontestueshme, të paktën për mua, se ligji i ardhshëm duhet të jetë, me patjetër, produkt i dialogut midis ekspertëve, por edhe në opinionin më të përgjithshëm dhe të miratohet në bazë të një konsensusi politik sa më të gjerë të mundshëm” theksoi Presidenti Pendarovski, duke folur mbi rreziqet të cilat i tejkalojnë linjat politike, ideologjike, etnike, fetare dhe sociale të ndarjes.

“Minimumi që mund të bëjmë është që krizën e ardhshme ta presim të përgatitur institucionalisht dhe me mësime të nxjerra nga përvoja e frikshme me këtë pandemi”, nënvizoi Presidenti Pendarovski në fjalimin e vet.
Në këtë konferencë u drejtua edhe ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, i cili theksoi se gjendja e gjatë e jashtëzakonshme dhe fuqia pothuajse e pakufizuar ishte një gjendje tërësisht e padëshiruar në të cilën Qeveria ishte edhe pushtet ekzekutiv dhe pushtet ligjvënës.

“E gjithë kjo është në drejtim të pohimit se mospasja e një ligji të veçantë për gjendje të jashtëzakonshme dhe gjendje lufte është mangësi juridike ose boshllëk juridik i cili duhet të plotësohet dhe se ligji duhet të jetë garanci shtesë dhe mbështetje e vlerave tona demokratike, tha ministri Mariçiq, duke shtuar se Ministria e Drejtësisë formoi grup pune me ekspertë eminentë dhe të bashkësisë akademike, të cilët në periudhën në vijim do të punojnë në përgatitjen e Drift-ligjit për gjendje lufte dhe të jashtëzakonshme. Ministri Mariçiq theksoi se Ministria e Drejtësisë ka përpiluar edhe analizë të përvojave të institucioneve gjatë gjendjes së jashtëzakonshme dhe të dekreteve me fuqi ligjore.

Aleksandar L. Spasov, kryetari i Këshillit programor të Qendrës Presidenciale për Edukim Politik, në këtë konferencë theksoi se është më mirë që ligje të tilla sistematike të miratohen si rezultat i një debati më të gjerë, por para së gjithash, si rezultat i një konsensusi më të gjerë.

Shpresoj se do të dëshmojmë se me një diskutim konstruktiv mund të kontribuojmë në përparimin e kulturës juridike dhe politike në shtetin tonë si një domosdoshmëri thelbësore pas krizave sistematike nëpër të cilat kaluam dhe pas ndarjeve të thella shoqërore ekzistuese”, tha profesori Spasov.

Duke e përshëndetur iniciativën, Renata Deskoska, ish-ministrja e drejtësisë dhe profesoreshë ordinare në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” – UKEM, shprehu bindjen se ligji do të miratohet me konsensus më të gjerë dhe në procedurë inkluzive. Duke iu referuar dekreteve me fuqi ligjore të cilat i ka marrë Qeveria në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme tha se ato janë kategori kushtetuese dhe mënyra e vetme që të funksionojë sistemi në rrethana të tilla.

Svetomir Shkariq, profesor ordinar në pension në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” – UKEM, theksoi se pandemia e kovid-19 i shtyu të gjithë të mendojnë për sisteme alternative të funksionimit. Sipas tij, miratimi i ligjit për gjendje të jashtëzakonshme nuk është vetëm çështje juridike dhe, siç tha, duhet të merren parasysh edhe aspektet ekonomike, filozofike dhe sociale.

“Bota po ballafaqohet me sfida të panjohura dhe është mirë që ato të vendosen në një kornizë juridike”, tha Gordana Siljanovska-Davkova, deputete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe profesorë ordinare në pension në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” – UKEM.

Duke e përshëndetur iniciativën për miratimin e Ligjit për gjendje të jashtëzakonshme, Siljana-Davkova foli mbi elementët të cilët duhet të jenë precizë në zgjidhjen ligjore, përkatësisht se në gjendje të jashtëzakonshme të mos organizohen zgjedhje, regjistrim apo referendum, sepse për këto procese nevojitet gjendje e qetë politike.
Mirjana Llazarova Trajkovska, gjykatëse në Gjykatën e Lartë dhe ish-gjykatëse në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut duke folur mbi lëndët të cilat i dorëzojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut i dorëzojnë individë dhe persona juridike, kurse lidhen me pasojat negative të cilat i kanë pësuar nga pandemia e kovid-19, tha se si shtet do të nxjerrim mësime nga situatat e mira dhe të këqija gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, të cilat do të ndihmojnë gjatë përgatitjes së ligjit.

Në këtë konferencë foli edhe Margarita Caca Nikollovska, gjykatëse në Gjykatën Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës, ish-gjykatëse në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kryetare e Institutit për të Drejtat e Njeriut. Sipas saj, janë hapur shumë pyetje relevante dhe lëndë për diskutim, duke theksuar se zgjidhja ligjore duhet të përfshijë më shumë aspekte shoqërore.

Në konferencën e sotshme e cila ishte me karakter hibrid, nëpërmjet platformës zoom u përfshinë edhe diskutuan Trajan Gocevski, Nenad Markoviq, Veton Latifi, Marjan Gjurovski, Besa Arifi, Jelena Trajkovska-Hristovska, Jelena Ristiq, Denis Preshova, Marko Troshanovski, Zoran Drangovski, Goce Kocevski, Lidija Stojkova-Zafirovska dhe Zoran Jovanovski.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....