Takimi i Presidentit Pendarovski me Matias Korman, sekretarin e përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim (OECD)

17 Janar 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e pjesëmarrjes në Takimin vjetor në Forumin ekonomik botëror në Davos, u takua me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim (OECD), Matias Korman.

Të dy bashkëfolësit shkëmbyen mendime mbi rrjedhat ekonomike globale, si dhe mbi mundësitë për përparim të bashkëpunimit të ndërsjellë me qëllim të krijimit të politikave cilësore ekonomike zhvillimore në vend, si dhe mbi mbështetjen e zmadhuar teknike nga OECD-ja në lidhje me zbatimin e proceseve reformuese në fushat kryesore dhe përforcimin e kapaciteteve institucionale me qëllim të sigurimit të stabilitetit ekonomik edhe përkrah sfidave globale.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit