Takime të Presidentit Pendarovski me individë të shquar në Kriva Pallankë në suazat e projektit “Ballë për ballë me Presidentin”

19 Shkurt 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, në suazat e projektit “Ballë për ballë me Presidentit, dje pasdite në Kriva Pallankë u takua me individë të shquar të cilët kontribuojnë në bashkësinë lokale.

Në takimin me arsimtarin klasor, Dobri Jovevski nga shkolla nëntëvjeçare “Ilinden”, Presidenti Pendarovski u njoh me qasjen inovative në punën e tij. Jovevski si arsimtar punon 23 vjet. Nëpërmjet qasjes interaktive dhe konceptit të vet Jovevski përpiqet ta nxitë interesin dhe ta zgjojë kërshërinë te nxënësit. Thotë se në zbatimin e mësimdhënies theksin e vendos te zbatimi i teknologjisë, e cila sipas tij, nxënësve u jep mundësi të hulumtojnë. Shpesh, mësimin e ka mbajtur edhe jashtë klasës, nëpërmjet realizimit të vizitave në institucionet dhe përmendoret kulturore dhe shoqërore. Për punën e vet, ka marrë shumë mirënjohje. Pjesë e përpjekjeve të tij është edhe përfshirja më e madhe e bashkësisë rome në procesin arsimor. Në bisedë me Presidentin Pendarovski, Jovevski theksoi se sistemi duhet t’i njohë më shumë arsimtarët dhe nxënësit e talentuar.

“Është me të vërtetë dëm që për shkak të pandemisë së kovid-19 klasat janë të zbrazura dhe nuk dëgjohet zhurma e nxënësve. Por, besoj se me inovacionin tuaj e bëni interesant mësimin onlajn”, tha Presidenti Pendarovski.
Në Kriva Pallankë, Presidenti Pendarovski u takua edhe me primarius dr. Sretimir Nikollovski, i cili tashmë prej katër dekadash punon në Shtëpinë e Shëndetit në Kriva Pallankë.

Për profesionalizmin dhe përkushtimin e vet ai është mbajtës i një numri të madh mirënjohjesh. Ai është autor i 46 punimeve shkencore në mbi 20 kongrese nga fusha të ndryshme të mjekësisë interne. Ai është i angazhuar në Odën e Mjekëve të Maqedonisë dhe në Kryqin e Kuq. Në vitin 2019 e ka marrë çmimin “8 Tetori”, të cilin, me rastin e festës së qytetit, e jep Komuna e Kriva Pallankës.

Në bisedë me dr. Nikollovskin, Presidenti Pendarovski i njoh me punën aktuale në Shtëpinë e Shëndetit në Kriva Pallankë në kontekstin e ballafaqimit me pandeminë e kovid-19.

Nëpërmjet “Ballë për ballë me Presidentin” Presidenti Pendarovski realizon takime joformale me qytetarët të cilët në mënyra të ndryshme kontribuojnë në bashkësinë lokale dhe në shoqëri në tërësi. Qëllimi i projektit është që individët e tillë të bëhen më të dukshëm, duke theksuar mundin e tyre dhe investimin vetëmohues në profesion.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....