Llazar Leçiq, Bllagoja Georgievski Bushtur (pas vdekjes), Vlladimir Bogoevski, Nase Nasev dhe Borçe Kostovski u nderuan me Medaljen për Merita për Republikën e Maqedonisë së Veriut

23 Qershor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot në ceremoni solemne në Kabinetin e Presidentit me Medaljen për Merita për Republikën e Maqedonisë së Veriut ka nderuar 5 sportistë të shquar, kolosë dhe legjenda të cilët lanë gjurmë të përjetshme në terrenet sportive dhe dhanë një kontribut enorm për afirmimin e sportit dhe shtetit maqedonas.

Presidenti Stevo me Medaljen për Merita për Republikën e Maqedonisë së Veriut i nderoi Llazar Leçiqin, pas vdekjes Bllagoja Georgievskin Bushtur, Vlladimir Bogoevskin, Nase Nasevin dhe Borçe Kostovskin.

Në ceremoninë e dhënies së medaljeve, në fjalimin e tij, Presidenti Pendarovski tha se edhe pse jemi një komb i vogël si numër, mund të jemi krenarë me sportistët tanë të shquar të cilët në sportet individuale dhe kolektive kanë realizuar dhe realizojnë rezultatet më të larta. Duke i përgëzuar të dekoruarit, ai e rikujtoi rëndësinë e sportit për të gjithë bashkësinë, dhe për çdo individ më vete dhe rekomandoi rezultatet dhe arritjet e larta të sportistëve tanë dhe të trajnerëve tanë të jenë nxitje për të gjithë të rinjtë që të ecin në gjurmët e tyre dhe ta gëzojnë përsëri kombin maqedonas.

Në vijim është teksti i integruar i fjalimit të Presidentit Pendarovski.

Të nderuar të ftuar,

Të dashur miq,

Sporti është më shumë se aktivitet fizik, lojë apo argëtim. Në sport ka edhe shkencë, edhe arsim, edhe edukim, edhe kulturë, edhe art, edhe estetikë edhe filozofi. Sporti suprem është fenomen global i cili tërheq miliona njerëz në mbarë botën, gjeneron resurse financiare enorme, zë vend qendror në media, është pjesë përbërëse e përditshmërisë sonë dhe si i tillë, imponon modele të jetesës dhe sjelljes. Thjesht, sporti është pjesë e pandashme e jetës sonë, si aktivitet i cili në vetvete përmban edhe dramatikë, edhe triumf, por, njëkohësisht, edhe etikë edhe fer plej.

Edhe pse komb i vogël si numër, mund të jemi krenarë me sportistët tanë të shquar të cilët në sportet individuale dhe kolektive kanë realizuar dhe realizojnë rezultatet më të larta. Paraprakisht kisha mundësi që një pjese të fituesve tanë të medaljeve më të larta olimpike t’u jap mirënjohjet më të larta shtetërore. Sot edhe pesë sportistë tanë, punonjës të sportit, trajnerë dhe selektorë të cilët qëndrojnë pas suksesit të garuesve do të marrin medalje për merita.

Si një nga sportet më të mëdha dhe më të shquara në nivel botëror, basketbolli ka një traditë të pasur edhe te ne. Një nga emrat më të rëndësishëm të zhvillimit të basketbollit të klubit dhe të nacionales është legjenda jonë e gjallë e trajnerit, Llazar Leçiq. Me energjinë dhe njohurinë e vet për basketbollin, kurse sidomos me stilin e tij të njohur dhe me karizmin e tij la gjurmë të përjetshme në historinë e sportit maqedonas.

Kur jemi te basketbolli, nuk besoj se ekziston ndonjë adhurues i kësaj loje dinamike dhe emocionuese, i cili nuk e njeh emrin e Bllagoja Georgievskit – Bushtur, i cili, për fat të keq, nuk është më midis nesh. Me cilësinë e tij të jashtëzakonshme dhe luciditetin në lojën midis koshave, Bushtur i arriti majat më të larta duke fituar medalje në garat më të mëdha. Sot me pietet, pas vdekjes, e dekoroj me Medaljen për Merita.

Midis sporteve kolektive një nga më masovikët dhe më të njohur është volejbolli. Jemi të lumtur si komb që e kemi kolosin tonë sportiv Vlladimir Bogoevskin i cili ishte lojtar i klasës botërore, trajner i suksesshëm dhe më vonë punonjës i përkushtuar sporti, fitues i medaljeve, trofeve, çmimeve dhe shpërblimeve të shumta. Për të gjithë kontributin e tij ne sportin e volejbollit dhe olimpizmin maqedonas sot e falënderojmë në mënyrë simbolike me dhënien e Medaljes për Merita.

Përveç kolosëve në sportet kolektive, kemi arritje mjaft të rëndësishme edhe në sportet individuale. Sporti ynë më i suksesshëm është mundja me stil të lirë. Pas arritjeve më të mëdha të mundësve tanë midis të cilëve është edhe medalja e parë e fituar për Maqedoninë e pavarur në lojërat olimpike, qëndron emri i selektorit shumëvjeçar, Nase Nasev. Me punën e vet profesionale dhe angazhimin e palodhshëm ai arriti ta ngrejë mundjen në stil të lirë, jo vetëm në sportin më të suksesshëm midis sporteve të mundjes, por në përgjithësi, midis të gjitha disiplinave sportive. Nuk duhet të harrojmë edhe kontributin dhe angazhimin e tij shumëvjeçar në punë e Komitetit Olimpik Maqedonas.

Me sportet e mundjes lidhet edhe suksesi ynë më i madh në lojërat olimpike si shtet i pavarur. Argjendi i Dejan Georgievskit në tekuondo në Lojërat Olimpike në Tokio e bashkoi kombin dhe i gëzoi qytetarët maqedonas. Meritën më të madhe për këtë sukses, për krijimin e kampionit maqedonas e ka trajneri Borçe Kostovski, i cili besoj se së shpejti në të ardhmen, me nxënësit e tij do të arrijë rezultate të larta në garat e mëdha dhe përsëri do të na bëjë krenarë.

Më lejoni në fund, edhe njëherë të rikujtoj rëndësinë e sportit për të gjithë bashkësinë dhe për çdo individ më vete. Të merremi me sport në mënyrë rekreative dhe profesionale dhe të ndërtojmë stile dhe shprehi të shëndetshme jetësore. Uroj që rezultatet dhe arritjet e larta sportistëve tanë dhe trajnerëve të tyre të jenë nxitje për të rinjtë që të ecin në gjurmët e tyre dhe ta gëzojnë përsëri kombin maqedonas.

Ju faleminderit. 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....