Presidenti Pendarovski i dha mirënjohjet për “Cilësi maqedonase” për vitin 2023

20 Dhjetor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot ua dha çmimin “Cilësia maqedonase” për vitin 2023 dhjetë kompanive – ambasadorëve ekonomikë që kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë vendase dhe afirmimin e saj ndërkombëtar.

Në përputhje me kriteret e përcaktuara saktësisht, mbartës vjetorë të mirënjohjes “Cilësia maqedonase” janë kompanitë Vitalia, Kantina e Verës Milev, Agria, Rikomak, Sigma-SB, Euro Konsult Plus, Buçen Kozjak, Kav Komerz, Vizia dhe Bilkilajf. Manifestimi tradicional organizohet nga Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë, nën patronatin e Presidentit Pendarovski.

Të nderuar anëtarë të Lidhjes së Odave Ekonomike,
Të nderuar fitues të Çmimit për Cilësi Maqedonase,
Të nderuar të ftuar, miq të dashur,

Edhe këtë vit vazhdojmë me dhënien e çmimeve për cilësi maqedonase, ngjarje që me kalimin e kohës u shndërrua në një manifestim të respektueshëm. Me dhënien e kësaj mirënjohjeje, para së gjithash, i promovojmë bizneset e suksesshme maqedonase që janë mbartës të ekonomisë maqedonase dhe që njëkohësisht kontribuojnë në përmirësimin e klimës së biznesit në të gjithë shtetin.

Pa ekonomi të fortë, nuk ka përparim të shtetit, nuk ka investime në infrastrukturë, në sport, në arsim, në shkencë dhe kulturë. Prandaj duhet të mbështesim vazhdimisht zhvillimin e ekonomisë maqedonase dhe të përmirësojmë kushtet për të bërë biznes për kompanitë. Vetëm me politika ekonomike në këtë drejtim mund të presim përparim të përgjithshëm të shtetit.

Për fat të keq, ambienti në vitet e fundit nuk ka qenë i favorshëm për zhvillimin ekonomik. Prandaj folëm më shumë për rimëkëmbjen dhe stabilizimin ekonomik. Kemi pasur vite vërtet të vështira me pandeminë kovid-19, pastaj vijuan kriza financiare dhe energjetike. Kurse, si pasojë e sulmit rus ndaj Ukrainës, u krijuan turbulenca dhe pasiguri shtesë, ndaj të cilave askush nuk mbeti imun.

Jemi Jemi se shumë vende po luftojnë me inflacionin e lartë që po varfëron qytetarët dhe po dëmton bizneset. Në gjithë këtë plejadë, nuk është aspak e lehtë të vazhdosh me punë të suksesshme dhe të fitosh, duke ruajtur dhe përmirësuar cilësinë e produkteve dhe shërbimeve dhe duke mbindërtuar vazhdimisht procesin e prodhimit.
Për shkak të të gjithë këtyre faktorëve rëndues duhet të përgëzohen mbartësit e mirënjohjes për cilësi maqedonase, të gjithë e meritojnë respektin tonë për arritjet e tyre. Dëshiroj të falënderoj veçanërisht ata që në të njëjtën kohë tregojnë përgjegjësi sociale dhe marrin parasysh nevojat e bashkësisë.

Të nderuar,

Në këtë rast shpresoj se nuk do të më hidhëroheni që për interes të kohës nuk do të përmend asnjë nga dhjetë përfituesit e mirënjohjes për cilësi maqedonase individualisht. Është pozitive që vijnë nga degë të ndryshme ekonomike dhe secila arrin rezultate të respektueshme në fushën e tyre të veprimtarisë, prodhim, tregti, shërbime.

Dëshiroj të theksoj së të gjitha ata, si edhe fituesit e Mirënjohjes për cilësi maqedonase, në vitet e kaluara, janë shembull, të cilin duhet ta ndjekin edhe subjektet e tjera afariste. Vetëm nëpërmjet konkurrencës së shëndetshme mund të ndërtojmë cilësi maqedonase e cila do të njohët dhe kërkohet në botë. Në këtë mënyrë do të ndërtojmë një ekonomi të fuqishme dhe të shëndetshme maqedonase rezistente ndaj krizave dhe tronditjeve.

Duke pasur parasysh se kjo mirënjohje tradicionale jepet në fund të vitit aktual, kurse viti 2023 duhet ta pranojmë ishte me të vërtetë i vështirë, para së gjithash nga aspekti ekonomik, të urojmë viti 2024 të jetë më i suksesshëm.

Gjithsesi, të gjithëve juve ju uroj edhe shëndet të mirë, gëzime dhe fat, dhe kuptohet përkushtim dhe motivim si parakushte për suksese të reja.
Edhe njëherë, në fund, urimet më të sinqerta për të gjithë fituesit e mirënjohjes, me dëshira edhe mandej ta etabloni cilësinë maqedonase dhe të kontribuoni për ekonominë tonë dhe për shtetin në përgjithësi.

Ju faleminderit!

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....