Fjalimi i Presidentit Pendarovski në edicionin e 43-të të Festivalit “Vëllezërit Manaki”

20 Gusht 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski mori pjesë dhe mbajti fjalim në edicionin e 43-të të Festivalit internacional të kamerës filmike “Vëllezërit Manaki” në Manastir.

Si mbështetës i këtij manifestimi të rëndësishëm Presidenti Pendarovski theksoi se nëse misioni themelor i filmit është të jetë në polemikë me botën dhe anomalitë e saj, atëherë manifestimet e festivaleve të filmit duhet të jenë bërthama e progresionit dhe në kuptimin estetik edhe shoqëror më të gjerë, kurse Festivali i kamerës filmike “Vëllezërit Manaki”, me programin e tij të pasur dokumentar dhe të filmit edhe këtë vit vërteton se është pikërisht një bërthamë e tillë në të cilën, në vazhdimësi shihen të gjitha rrymat e rëndësishme të praktikave kinomatografike bashkëkohore.
“Siç e dimë edhe nga vetë fillimet e artit të filmit, dhe nga krijimtaria e vëllezërve Manaki, artistët e filmit kanë të drejtë dhe përgjegjësi të qëndrojnë në mbrojtje të autonomisë së vet dhe të kenë liri të kenë liri të flasin për atë se çfarë bote duan”, theksoi Presidenti Pendarovski.

Presidenti ia dha çmimin Kamera e Artë 300 për vepër jetike Entoni Dod Mentël.

Në vijim është teksti integral i fjalimit të Presidentit Pendarovski.

Të nderuar kinematografë, punonjës së filmit, autorë, artistë,
Të nderuar të ftuar në Festivalin internacional të kamerës së filmit “Vëllezërit Manaki”,

Festivali ynë unik me sloganin e vet tematik të sivjetshëm “Realiteti nuk mjafton!” nënkupton shumë shenja të cilat ekzistojnë përkrah rrugëve jetësore nëpër të cilat kalojmë, në përgjithësi, si njerëz nëpër histori, por sidomos ne, këtu, në dekadat e fundit të tranzicionit.

Nga njëra anë në publik janë dominues të vërtetat dhe faktet e prezantuara, të ashtuquajtura, të pranuara në përgjithësi, të quajtura -realitet, ose ajo që jeta na ofron si përditshmëri njëdimensionale.

Kurse, nga ana tjetër është i njëjti realitet, i ndërthurur nëpër sensibilitetin e artit dhe dioptrisë së kamerës, që shton perspektiva të reja në jetët tona, mendimet dhe ndjenjat tona she në Interaksionet tona ndërnjerëzore në bashkësi. Të dy leximet e realiteti nuk shkojnë njëra pa tjetrën dhe plotësimi i tyre është ndoshta shansi i vetëm që ta kuptojmë botën rreth nesh dhe ta kuptojmë vetveten në atë botë.

Siç shënon Brehti: “Arti nuk është pasqyrë në të cilën shihet realiteti, por daltë me të cilën formohet në mënyrë kritike ajo që nuk është eksplicitisht e dukshme në realitet dhe ajo që dëshirojnë ta fshehin shpesh dinamikat shoqërore dhe politike.” Filmi është zë i kuptimeve komplekse të realiteti sepse flet në emër të utopive dhe të distopive. Kurse, arti është akt i guximit sepse qëllimi i tij nuk është ta riprodhojë realitetin, por të të na ballafaqojë me të.

Nëse misioni themelor i filmit është të jetë në polemikë me botën dhe me anomalitë e saj, atëherë manifestimet e festivale të filmave duhet të jenë bërthamat e progresivitetit dhe në estetikë edhe në kuptimin më të gjerë të shoqërisë, kurse Festivali ynë i kamerës filmike “Vëllezërit Manaki”, me programin e tij të pasur dokumentar dhe të filmit edhe këtë vit vërteton se është pikërisht një bërthamë e tillë në të cilën, në vazhdimësi shihen të gjitha rrymat e rëndësishme të praktikave kinomatografike bashkëkohore.

Siç e dimë edhe nga vetë fillimet e artit të filmit, dhe nga krijimtaria e vëllezërve Manaki, artistët e filmit kanë të drejtë dhe përgjegjësi të qëndrojnë në mbrojtje të autonomisë së vet, dhe të kenë liri të flasin për atë se çfarë bote duan.

Në këtë kontekst, besoj se meritojnë vëmendje fjalët e regjisorit të madhe austriak Mihael Haneke. Do të më lejoni të lexoj një citat të tij. Haneke thotë: “Zgjedh të krijoj një mosbesim të caktuar ndaj asaj që na ofrohet si një realitet i vetëm, në vend që të insistoj se ajo që e tregoj në filmat e vet është produksion i realitetit. Qëllimi im është njerëzit ta kontrollojnë atë që u imponohet si e vërtetë dhe realitet… Në këtë mënyrë i jap mundësi shikuesit të marrë pjesë në krijimin e realiteteve të mundshme përkundrejt atij një realiteti në të ashtuquajturën botë reale. Publiku është gjithmonë bashkautor i filmit, si rrjedhim dhe i realitetit. Konsideroj se shtresat e realitetit të interpretuara dhe të dhëna nëpërmjet filmit janë më relevante se ajo që na imponohet si e vërtetë nga dinamikat shoqërore.”

Të nderuar,

Uroj ditë të suksesshme për këtë festival dhe energji të bukur, pozitive këtë javë në Manastir.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....