Konferenca për shtyp Pendarovski-Matarela: Mbështetje italiane në politikën e zgjerimit të BE-së dhe për eurointegrimet maqedonase

9 Shtator 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake e mirëpriti Presidentin e Republikës Italiane, Serxho Matarel, i cili është në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në suazat e vizitës, përveç takimit tet-a-tet, u mbajt edhe takim plenar i delegacioneve zyrtare të Maqedonisë së Veriut dhe Italisë, pas së cilit presidentët Pendarovski dhe Matarela mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp e cila filloi me një minutë heshtje me rastin e ndarjes nga jeta të Madhërisë së Saj, Mbretëresha Elizabeta II.

Në vijim është teksti integral i deklaratës së Presidentit Pendarovski.

I nderuar Presidenti Matarele,
të nderuar përfaqësues të mediave,
të nderuar qytetarë,

Sot kam nderin e madhe, një ditë pas festimit të Ditës së Pavarësisë, 8 Shtatori ta mirëpres kolegun tim të dashur, Presidentin e Republikës Italiane, z. Serxho Matarela.

Jam me të vërtetë i lumtur që Presidenti Matarela e përmbushi premtimin e dhënë gjatë takimit tonë të fundit në Romë vitin e kaluar dhe arriti ta realizojë këtë vizitë të rëndësishme kthyese në Maqedoninë e Veriut, që ndodh pas pothuajse 23 vjetësh nga vizita e fundit e një presidenti italian në shtetin tonë.

Nëpërmjet takimeve të tilla konstruktive, siç janë gjithmonë takimet me kolegun tim të dashur, krijohet një ambient i ri, më i mirë për zhvillimin e relacioneve maqedonase-italiane, të cilat prej vitesh janë miqësore dhe të forta.

Në këtë takim biseduam mbi temat aktuale të marrëdhënieve bilaterale dhe mbi gjendjen në rajonin e Ballkanit Perëndimor, mbi integrimet evropiane, çështjet e sigurisë dhe modalitetet për ballafaqimin me pasojat e krizave ekonomike-energjetike me të cilat po ballafaqohet bota.

Në kontekstin e marrëdhënieve bilaterale, konstatuam se bashkëpunimi ekonomik, parlamentar dhe sektorial po zhvillohen në një drejtim rritës, kurse shprehëm përgatitjen për thellimin e tyre të mëtejshëm.

Një nga temat kryesore, të cilat i diskutuam ishte procesi eurointegrues. Dua ta falënderoj publikisht Italinë për mbështetjen e politikës së zgjerimit të BE-së dhe mbështetjen e pakontestueshme për ne në atë kontekst.

Duke pasur parasysh se në periudhën në vijim na pret punë dhe angazhim i mundimshëm i të gjitha kapaciteteve nacionale, përvojat të cilat Italia është e gatshme t’i shkëmbejë me ne, do të jenë shumë të dobishme për ne.

Gjatë bisedës, theksova se Maqedonia e Veriut mbetet partner kredibil i Bashkimit në ballafaqimin me sfidat aktuale gjeopolitike dhe të sigurisë, kurse për këtë flet edhe fakti i harmonizimit tonë 100 përqind me politikën e përbashkët evropiane të sigurisë dhe mbrojtjes të Bashkimit. Si aleatë në NATO, me Presidentin Matarela shkëmbyem mendime dhe informacione mbi luftën në Ukrainë dhe e riafirmuam thirrjen për ndalim urgjent të agresionit rus mbi një shtet sovran.

Folëm edhe mbi situatën aktuale politike dhe çështjet e hapura në Ballkanin Perëndimor. Në këtë kontekst, kërkova mbështetjen e Presidentit Matarela në ballafaqimin me pasojat e krizës energjetike, përkatësisht të na mundësohet qasja te mekanizmat dhe tek instrumentet e Bashkimit për zbutjen e efektit negativ nga kriza energjetike mbi shtetet tona.

Të përmbledhë, ky ishte një takim i rëndësishëm siç u shkon edhe dy shteteve mike. Le të jetë ky takim edhe argument për festim të përbashkët, vitin e ardhshëm, të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona që do të jetë edhe një mundësi për përforcim të miqësisë maqedonase-italiane.

Presidente Mattarella – Benvenuti!

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....