Mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut

10 Dhjetor 2020 | Kumtesat

Stevo Pendarovski

Presidenti Stevo Pendarovski dërgoi mesazh me rastin e 20 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Të nderuar qytetarë,

Duke e festuar Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut rikujtojmë se këto fitime universale lindën nga krizat e mëdha të njerëzimit. E shkruar në një botë e cila po rimëkëmbej nga tmerret e Luftës së Dytë Botërore, Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut ishte dokumenti i parë global i cili krijoi obligim moral për respektimin e dinjitetit të lindur dhe barazisë për çdo njeri. Nga ky dinjitet del edhe e drejta e jetës, lirisë, sigurisë personale, barazisë para ligjit. Liria e mendimit, vetëdijes dhe fesë, e të shprehurit dhe tubimeve, të drejtat sociale, ekonomike dhe kulturore janë pjesë e të drejtave dhe lirive të ndërvarura, fondamentale, të pandashme të njeriut të cilat janë bedeni i  kundër përpjekjeve për shkatërrimin e integritetit të individit.

Megjithatë miliona njerëz, duke përfshirë edhe qytetarët tanë nuk i gëzojnë të drejtat universale për shkak të një sëre pabarazish strukturore dhe padrejtësish të sistemit, për shkak të gjuhës së urrejtjes, diskriminimit, dhunës dhe mostolerancës ndaj dallimeve.

Nuk duhet të jemi indiferentë dhe të injorojmë çfarëdo lloj mosrespektimi të të drejtave themelore të njeriut, që mund të eskalojë në çfarëdo lloj forme dhune. Secili prej nesh është i obliguar t’u japë mbështetje të qartë aktivistëve dhe luftëtarëve për të drejtat e njeriut.

Këtë vit, Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut e festojmë në kohën e pandemisë së kovid-19 e cila e theksoi edhe më tepër rëndësinë e respektimit të të drejtave të të gjithë njerëzve, pa dallim të gjinisë, racës, kufizimit, fesë, bindjes politike, orientimit seksual, prejardhjes kombëtare apo sociale, statusit social apo status tjetër.

Me përkushtim edhe më të madh e mbështesim mbrojtjen e dinjitetit të njeriut, me vëmendje të veçantë ndaj anëtarëve vunerabilë të shoqërisë sonë. Të drejtat e njeriut duhet të respektohen kudo dhe gjithmonë, pa përjashtim.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....