Mesazhi i Presidenti Pendarovski me rastin e 25 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë

11 Korrik 2020 | Fjalimet

Para 25 vjetësh ndodhi gjenocidi në Srebrenicë kur mbi 80.000 njerëz, kryesisht burra dhe fëmijë janë vrarë sistematikisht, vetëm sepse ishin boshnjakë. Kjo është, pa dilemë, një nga ngjarjet më të errëta në historinë moderne evropiane, për të cilën nuk ekziston arsyetim racional.

Disa prej kriminelëve tashmë u ballafaquan me drejtësinë para Gjykatës Ndërkombëtare. Një pjesë e të mbijetuarve, mblodhën guxim t’i shikojnë në sy xhelatët e vet dhe t’i falin ata të cilën u penduan për krimet e veta. Por, shumë prej tyre vazhdojnë të jetojnë me traumat e tmerrshme të përforcuara me mohimin dhe relativizmin e madhësisë së këtij krimi.

Qendra memoriale dhe Nënat e Srebrenicës nëpërmjet një mesazhi të qartë, na ballafaqojnë me të kaluarën kolektive dhe vetëdijen e gjeneratave tona. Ato nuk nxitin urrejtje, as kërkojnë hakmarrje, sepse kështu thellohet padrejtësia. Ato vetëm e kërkojnë të vërtetën dhe drejtësinë si parakusht për paqe.

Historia, jo vetëm e Ballkanit, na mëson se idetë për territore të pastra etnike, çojnë gjithmonë në tragjedi. Kurse, luftërat e fundit ballkanike dëshmuan se edhe pas Holokaustit gjenocidi mund të përsëritet. Nëse një gjeneratë nuk flet, gjenerata e ardhshme do të harrojë, duke u krijuar kështu truall pjellor për konflikte të reja.

Përveç përkujtimit, alternativat ndërtohen nëpërmjet arsimit që promovon solidaritet dhe dhembshuri për tjetrin, duke e respektuar dinjitetin e lindur të çdo njeriut. Bashkimi te dallimet mbrohet nëpërmjet mekanizmave që luftojnë kundër padrejtësisë sistematike.

Njëzet e pesë vjetori i gjenocidit në Srebrenicë, ndodh në periudhën e pandemisë së Kovid-19 që po merr përditë mijëra jetë njerëzore nëpër mbarë botën. Srebrenica është kujtim i virusit të rrezikshëm të intolerancës ndaj dallimeve.

Të ndërtojmë shoqëri ku do të ketë vend për secilin prej nesh. Të bëjmë shtëpi ku do të pranojmë njëri-tjetrin edhe përkrah dallimeve. Sepse të gjithë jemi njerëz.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....