Mesazhi i Presidentit Pendarovski me rastin e 9 Majit

9 Maj 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski me rastin e Ditës së Fitores mbi Fashizmin dhe Ditën e Evropës e dërgoi këtë mesazh:

“Sot po shohim se fitorja e lirisë, të drejtat e njërit, demokracia dhe barazia po kërcënohen në momentin kur besuam se gjithçka është arritur. Pikërisht sot, në kulmin e gjakderdhjeve të reja, duhet të rikujtojmë më shumë se kurrë më parë mësimet nga e kaluara, kurse 9 maji është një nga ato data – themele të vlerave të vërteta qytetare.

Dita e Fitores mbi Fashizmin është dita e bërjes homazhe për miliona jetë të rëna në luftën kundër okupatorit, dita kur me krenari kujtojmë se kemi qenë dhe do të mbetemi në anën e vërtetë të historisë.

Dita e Evropës, e cila e kremton idenë për paqe të përhershme dhe bashkësi në vazhdueshmëri, është edhe një rikujtues për vlerën kryesore në rrugën drejt bashkimit evropian të dallimeve. Vetëm me dinjitet, me respektim të të drejtës së vetëvendosjes mund të flasim për Evropë të bashkuar.

Fitorja mbi fashizmin është edhe fitore e Evropës.“

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....