Mesazhi i Presidentit Stevo Pendarovski me rastin e 17 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Luftës kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë

17 Maj 2022 | Kumtesat

Me rastin e 17 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Luftës kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski e dërgoi këtë mesazh:

“Në Ditën Ndërkombëtare të Luftës kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë rikujtojmë nevojën për ngritjen e vetëdijes, luftës së vazhdueshme për më shumë të drejta dhe mundësi të barabarta të njerëzve LGBTI+. Shumë prej tyre jetojnë në frikë për pranimin shoqëror, janë objekt i diskriminimit, gjuhës shqetësuese ose viktima të dhunë si vepra nga urrejtja.

Për fat të keq, si shoqëri nuk jemi imunë ndaj paragjykimeve, stigmatizimit dhe gjuhës së urrejtjes ndaj personave të cilët janë pjesë e bashkësisë LGBTI+.

Është i papranueshëm diskriminimi i bazuar në orientimin seksual apo identitetin gjinor. Të gjithë njerëzit duhet t’i gëzojnë të drejtat themelore të njeriut dhe nuk duhet të ketë përjashtime në asnjë bazë.

Ne të gjithë duhet të kontribuojmë në përparimin e inkluzionit në shoqërinë tonë të përbashkët, pranimin dhe respektimin e dallimeve.

Të krijojmë shoqëri ku të gjithë do t’i gëzojmë të drejtat fondamentale, bashkësi në të cilën bashkëqytetarët e margjinalizuar do të jenë të mbrojtur, në përputhje me vlerat demokratike të cilat i besojmë.”

 

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....