Mesazhi i Presidentit Stevo Pendarovski me rastin e 2 Gushtit – Dita e rikujtimit të Holokausti mbi Romët gjatë Luftës së Dytë Botërore

1 Gusht 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski me rastin e 2 Gushtit – Ditës së rikujtimit të Holokausti mbi Romët gjatë Luftës së Dytë Botërore e dërgoi këtë mesazh:

“Dita Evropiane Rikujtimit të Holokaustit mbi Romët, na kujton një nga krimet më të mëdha në historinë e njerëzimit gjatë Luftës së Dytë Botërorekur janë vrarë 4300 fëmijë, gra dhe burra romë në kampin nazist të vdekjes Aushvic – Birkenau edhe përkrah rezistencës së tyre.

Ideologjia e atëhershme, vendosi në fuqi ligje të cilat mundësuan shfrytëzimin e mundit të tyre, eksperimente mjekësore çnjerëzore, sterilizime me forcë dhe në fund, vrasje masive në llogoret e vdekjes. Gjatë Luftës së Dytë Botërore janë vrarë mbi 500.000 romë nëpër Evropë dhe Ballkan.

Dita e Rikujtimit të Holokaustit mbi Romët – 2 Gushti, le të jetë nxitje, në shpirtin e solidaritetit, respektit dhe humanizmit të ndërsjellë, me përgjegjësi të përbashkët t’i kundërvihemi anticiganizmit, padrejtësive të atëhershme dhe të tanishme ndaj bashkësisë rome në Evropë, që të mos përsëriten tragjeditë e të kaluarës.”

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....