Takimi i Presidentit Pendarovski me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta

11 Janar 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i cili është për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi marrëveshjet e përgjithshme bilaterale midis dy shteteve, ku është shprehur kënaqësia e theksuar nga zhvillimi i tyre pozitiv, nëpërmjet bashkëpunimit konstruktiv dhe shkëmbimit të vizitave në nivelin më të lartë.

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë, u konstatua në këtë takim, nëpërmjet përkushtimit ndaj marrëdhënieve të mira fqinjësore, japin një kontribut të fuqishëm për prosperitetin, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit, si dhe për perspektivën e tij evropiane. Të dy shtetet, si aleate në NATO, japin kontributin e vet edhe në mbrojtjen e vlerave të bashkësisë euroatlantike.

Në kontekstin e aspiratave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të dy presidentët e konstatuan nevojën për zhbllokim të procesit dhe fillimin e shpejtë të negociatave aderuese të të dy shteteve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, që sipas tyre, do të ketë kontribut pozitiv për përparimin e përgjithshëm dhe për stabilitetin e rajonit.

Presidenti Pendarovski dërgoi urime për përzgjedhjen e Republikës së Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara në periudhën 2022-2023.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....