Pjesëmarrja e Presidentit Pendarovski në debatin “A është Ballkani Perëndimor pjesë e imazhit të madh? Harta e arkitekturës së re së sigurisë evropiane”

17 Shkurt 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e pjesëmarrjes në Konferencën e 60-të të sigurisë në Munih mbrëmë mori pjesë në debatin “A është Ballkani Perëndimor pjesë e imazhit të madh? Harta e arkitekturës së re së sigurisë evropiane”, organizuar nga Qendra për politikë të sigurisë nga Beogradi dhe Qendra për politikë të sigurisë nga Gjeneva.

Në këtë diskutim Presidenti Pendarovski foli mbi gjendjet aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pasojat në kontekst të ngjarjeve të sigurisë në Evropë të shkaktuara nga agresioni rus mbi Ukrainën, si dhe të ardhmen e rajonit në raport me sfidat e ardhshme.

Presidenti tha se në interes të paqes dhe stabilitetit të Evropës, është e domosdoshme të ruhet kohezioni në bllokun euroatlantik dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Në këtë drejtim, u rikonfirmua nevoja për integrim të përshpejtuar dhe pa pengesë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si faktor kyç jo vetëm për proceset politike dhe agjendën e reformave, por edhe për sigurinë e përgjithshme, duke theksuar se në kohë krizash të shumëfishta dhe arkitekturë të lëkundur të sigurisë, e rëndësishme për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor është të ketë prani më të madhe evropiane në rajon.

Në kontekst të krizave të sigurisë, u shkëmbyen mendime mbi konfliktin botëror më aktual në këtë moment në Lindjen e Mesme, si dhe për pasojat e tij globale.

Në këtë diskutim morën pjesë ambasadori Rajner Rudolf, zëvendëskryesuesi i Konferencës së Sigurisë së Munihut, ministrja federale e Austrisë për Çështjet Evropiane, Karolina Edshtadler, Kiril Petkov, ish-kryeministër i Bullgarisë dhe deputet aktual në Parlamentin bullgar, i dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkani Perëndimor, Lord Stjuart Piç, ministri shqiptar i Mbrojtjes Niko Peleschi, Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së Helga Shmidt, Stefano Sanino, Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit Evropian të Punëve të Jashtme, deputeti francez Benxhamin Hadad, Daniela Shvarcer i Fondacionit “Bertelsman”, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, drejtori i Qendrës për politikë të sigurisë nga Gjeneva, Tomas Greminger, Oleksander Çali bashkëpunëtor në Qendrën për politikë të sigurisë nga Gjeneva, Majda Ruge nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie ndërkombëtare dhe Sërgjan Cvijiq nga Qendra për politikë të sigurisë nga Beogradi.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....