Takimi i përfaqësuesve të Shoqatës rinore të të shurdhërve dhe të personave me dëmtim të dëgjimit “Shenjë e re”

25 Prill 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti përfaqësuesit e Shoqatës rinore të të shurdhërve dhe të personave me dëmtim të dëgjimit “Shenjë e re”, Shkup.

Në këtë takim anëtarët e shoqatës e informuan mbi aktivitetet dhe iniciativat aktuale në drejtim të realizimit të të drejtave themelore të njeriut për individët mjeti themelor për komunikim është gjuha e shenjave. Në këtë drejtim i theksuan barrierat ende të pranishme me të cilat ballafaqohen gjatë përfshirjes në proceset shoqërore, sidomos qasjen e kufizuar në shërbimet shëndetësore, si sfidë themelore që kërkon zgjidhje gjithëpërfshirëse të qëndrueshme.

Përfaqësuesit e “Shenjë e re” e falënderuar Presidentin Pendarovski për kontributin e tij personal në ngritjen e vetëdijes publike dhe afirmimin e të drejtës së gjuhës së shenjave.

Duke shprehur mbështetjen për angazhimet e shoqatës rinore, Presidenti e theksoi rëndësinë e proaktivitetit institucional dhe përgjegjësinë individuale, si parakushte themelore për një jetë me dinjitet të çdo qytetari.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....