Presidenti Pendarovski në vizitë zyrtare në Republikën e Çekisë

29 Gusht 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Çekisë.

Sot, më 29 gusht 2023, e martë, në Pragë, Presidenti Pendarovski me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake do të pritet nga Presidenti i Republikës së Çekisë, Petër Pavel, më pas do të mbahet takim tet-a-tet midis të dy presidentëve, kurse është paraparë edhe takim plenar i delegacioneve të të dy shteteve.

Presidenti Pendarovski do të takohet edhe me Kryetarin e Senatit të Parlamentit, Millosh Vistërçill, me kryetaren e Dhomës së deputetëve të Parlamentit, Marketa Pekarova Adamova dhe me Kryeministrin e Qeverisë, Petër Fialla. Gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Çekisë, Presidenti Pendarovski do të shoqërohet nga Bashkëshortja Elizabeta Gjorgievska.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit