Në Romë u shënua dita e iluministëve pansllavë Shën. Kirili dhe Metodij

24 Maj 2020 | Kumtesat

Për nder të Ditës së Iluministëve Pansllavë, Shën. Kirili dhe Metodij, 24 Maji, sot në bazilikën “San Klemente” në Romë, delegacione të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Republikës së Bullgarisë, vendosën lule mbi varrin e Shën. Kirilit.

Delegacionet i udhëhiqnin ushtruesit e detyrës në ambasadat e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Selinë e Shenjtë dhe Republikën e Italisë, Aleksandar Spirkovski dhe Magdalena Dimova, si dhe homologët e tyre nga pala bullgare, ambasadorët Bogdan Patashev dhe Todor Stojanov. Të pranishëm ishin edhe të punësuarit në të dy ambasadat, kurse delegacioneve u uroi mirëseardhjen at Stiven Haçinson, prift në bazilikën “San. Klemente”.

Shefat e delegacioneve mbajtën fjalime të shkurtra për këtë eveniment, ku u theksua 1151 vjetori i vdekjes së Shën. Kirilit në Romë, historia e tij, rëndësia e vëllezërve iluministë për të gjithë shkrim-leximin sllav, por edhe për historinë dhe afrimin e popullit maqedonas dhe bullgar, si dhe baza që po e krijojnë për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore në të ardhmen.

Nga delegacioni maqedonas në varrin e Shën. Kirilit u vendos kurorë në emër të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nën patronazhin e të cilit është manifestimi i këtij viti – Dita e Shën. Kirilit në Romë, kurse të pranishmit u përulën edhe para oltarit të bazilikës, ku sot është vendosur një fragment i eshtrave të Shën. Kirilit.

Për shkak të gjendjes aktuale me pandeminë e kovid-19, manifestimet tradicionale lidhur me kremtimin e Ditës së Shën. Kirilit në Romë, u shtynë për më vonë, gjatë këtij viti.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....