Presidenti Pendarovski në shënimin e 80-vjetorit të holokaustit të hebrenjve maqedonas: Obligimi ynë moral është të kujtojmë dhe të mos harrojmë

12 Mars 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mori pjesë në shënimin e 80-vjetorit të holokaustit të hebrenjve maqedonas.

Presidenti Pendarovski e udhëhoqi Kortezhin e të gjallëve nga stacioni i vjetër hekurudhor deri te Kombinati i duhanit, në kujtim të hebrenjve maqedonas të depërtuar në llogoren naziste në Treblinka.

Presidenti Pendarovski mbajti homazh dhe vendosi lule pranë përmendores së 7.144 hebrenjve maqedonas të depërtuar në oborrin e Kombinatit të duhanit, ku janë vendosur edhe gurë me emrat e tyre. Në fjalimin e tij, Presidenti Pendarovski vlerësoi se kjo është një kohë kritike kur numri i dëshmitarëve që mbijetuan holokaustin po zvogëlohet, kurse antisemitizmi, për fat të keq, po zmadhohet dhe rekomandoi se obligimi ynë moral është të kujtojmë dhe të mos harrojmë, që të mos lejojmë, siç tha, asnjëherë, fuqitë e të keqes ta fitojnë shansin që ta përsërisin krimin. Sipas Presidentit Pendarovski, drejtësia nënkupton dallim dhe emërtim të të vërtetës dhe ajo duhet të respektohet nga të gjithë. Që të ketë pajtim, tha Presidentit maqedonas duhet të ketë kërkim faljeje për rolin e qeverisë profashiste në Sofje të asaj kohe në deportimin e hebrenjve maqedonas.

Në vijim është teksti i fjalimit të Presidentit Pendarovski para përmendore së 7.144 hebrenjve maqedonas të depërtuar në oborrin e Kombinatit të duhanit.

Të nderuar,

Dje, më 11 mars, u mbushën 80 vjet nga holokausti i hebrenjve maqedonas. Nga ky vend 7.144 burra dhe gra, fëmijë dhe pleq, në tri autokolona janë dërguar deri në stacionin hekurudhor, të ngarkuar në vagonë për mallra dhe janë depërtuar në llogoren e vdekjes në Treblinka.

Sot, duke kaluar një pjesë të shkurtër të rrugës së bashkatdhetarëve tanë hebrenj, reflektojmë mbi atë periudhë të errët që poeti ynë Aco Shopov e ka përshkruar si kohë “e zhvendosur nga nyjat e veta”.

Si ishte e mundur të konceptohej dhe të zbatohej ky krim radikal, dhe pikërisht në epokën e arsyes, në kontinentin më të zhvilluar shkencërisht dhe teknikisht në botë, midis brezit më të arsimuar deri në atë kohë?

Antisemitizmi, që me shekuj ziente në Evropë, gjeti legjitimitetin e vet në disa pikëpamje të cilat u përputhën. Nihilizmi e relativizoi dinjitetin e lindur dhe vlerën e njeriut. Socialdarvinizmi, nazizmi dhe fashizmi, i ndanin popujt nën superiorë dhe inferiorë dhe e mbillnin ideologjinë e përbuzjes për më të dobëtit dhe më të lëndueshmit. Ishte krijuar një vakum moral në të cilin kategoria e së keqes i ndrydhi të gjitha kategoritë e të mirës dhe humanes. E gjithë kjo rezultoi me holokaustin si gjenocid i industrializuar me deportime masive, fabrika të vdekjes, dhoma të gazit dhe krematoriume.

Midis gjashtë milionëve hebrenj të cilët vuajtën ishin edhe bashkatdhetarët tanë. Në fatin e tyre mund t’i dallojmë të gjitha etapat e holokaustit.

Hapi i parë ishte diskriminimi. Regjimi fashist në atë kohë në Sofje e ka nxjerrë Ligjin për mbrojtjen e kombit me të cilin hebrenjtë maqedonas janë diskriminuar sistematikisht. Të privuar nga nënshtetësia dhe mbrojtja juridike, hebrenjtë janë pushuar nga shërbimet publike, fëmijët janë përjashtuar nga shkollat, familjet janë përzënë nga shtëpitë e tyre.

Hapi i dytë ishte izolimi. Me urdhrin e Komisariatit për çështje hebraike, hebrenjtë duhet të mbanin nën publik yllin e verdhë të Davidit. Në atë mënyrë, simboli shekullor i identitetit hebraik është keqpërdorur që t’i stigmatizojë hebrenjtë si të ndryshëm, të huaj dhe të rrezikshëm.

Hapi i tretë ka qenë dehumanizimi. Pothuajse të gjithë hebrenjtë nga Shkupi, Manastiri dhe Shtipi nga Monopoli i Shkupit janë deportuar në Treblinka ku në dhomat e gazit u fikën jetët e rreth një milion personave, midis tyre edhe të hebrenjve maqedonas të cilët përfaqësonin 98% të popullatës së përgjithshme hebraike maqedonase, dhe një të tretën e viktimave të përgjithshme maqedonase në Luftën e Dytë Botërore. Askund në Evropë, koncepti i quajtur “zgjidhje përfundimtare e çështjes hebraike” nuk është zbatuar më me efikasitet sesa në Maqedoninë e pushtuar në atë kohë.

Të ballafaquar me këto fakte, jemi të obliguar t’i parashtrojmë këto pyetje: a kemi të drejtë ne, brezat e sotshëm të qetësojmë ndërgjegjen e papastër të dikujt për holokaustin e hebrenjve maqedonas? A duhet të heshtim para revizionizmit historik i cili i rehabilitoi kriminelët dhe i kremton fajtorët? A duhet të harrojmë me cilat nënshkrime hebrenjtë maqedonas janë privuar sistematikisht nga të drejtat e tyre qytetare, ekonomike dhe njerëzore, si dhe janë dërguar në vdekje?

Edhe në gjuhën hebraike edhe në gjuhën maqedonase kuptimi i fjalët drejtësi, është ai që korrespondon me të vërtetën. Drejtësi nënkupton të dallohet dhe të emërtohet e vërteta dhe ajo duhet të respektohet nga të gjithë. Që të kemi pajtim, duhet të ketë kërkim faljeje për rolin e qeverisë profashiste në Sofje të asaj kohe në deportimin e hebrenjve maqedonas.

Të dashur bashkëqytetarë,

Kur njerëzit nuk u kundërshtohen sistemeve të padrejta, ose bëhen bashkëpjesëmarrës aktivë ose mbikëqyrës pasivë. Por, edhe kushte të kohës së keqe dhe pushtimit, kemi një numër shembujsh të individëve të guximshëm të cilët, duke rrezikuar jetën e tyre,  kanë vendosur të shpëtojnë hebrenj. Jad Vashem i ka njohur si të drejtët midis popujve: Stojan-Bogoja Siljanovski, Todor dhe Pandora Haxhi-Mitkovi, Trajko dhe Dragica Ribarevi, dr. Smiljan Çekada, Boris dhe Vaska Alltiparmak, Aleksandar dhe Bllaga Todorovi.

Një pjesë e madhe e hebrenjve të mbijetuar iu bashkëngjiten luftës nacionalçlirimtare dhe antifashiste të popullit maqedonas. Një prej tyre është edhe shtipjani Isak Sion i cili ishte pjesëmarrës edhe në Mbledhjen shtetformuese të KAÇMK-së. Në ditën e çlirimit të Shtipit, ai ishte i vetmi që nuk është gëzuar, sepse në lagjen e shkatërruar hebraike, sinagoga ishte shkatërruar, kurse të gjitha shtëpitë e të afërmeve dhe të njohurve të tij ishin të zbrazëta, pa njerëz.

Nëpër trauma të ngjashme kanë kaluar pothuajse të gjithë hebrenjtë e mbijetuar. Disa prej tyre shkuan në Izrael dhe u bënë urë lidhjeje midis dy shteteve tona miqësore. Atë që mbetën, e rindërtuar bashkësinë hebraike dhe u përfshinë aktivisht në ndërtimin e shtetit maqedonas.

Të nderuar të pranishëm,

Kjo është kohë kritike kur numri i dëshmitarëve që mbijetuan holokaustin po zvogëlohet, kurse antisemitizmi, për fat të keq, po zmadhohet. Institucionet tona janë të obliguara t’i zbatojnë detyrat që si shtet i kemi ndërmarrë në Forumin ndërkombëtar të holokaustit në Malme. Kurse ato janë që nëpërmjet programit arsimor dhe vizitës së obliguar në Qendrën memoriale të holokaustit t’i edukojmë nxënësit mbi të vërtetën e këtij gjenocidi dhe t’i mbrojmë nga virusi i rrezikshëm i antisemitizmit.

Fituesi i Çmimit Nobel të Paqes, Eli Vizel, i quajtur ndërgjegjja e botës, në një rast ka thënë: “Nëse diçka mund ta shpëtojë njerëzimin, vetëm memoria mundet. Për mua, shpresa pa memorie është si memoria pa shpresë”:

Të nderuar, prandaj, obligimi ynë moral është të kujtojmë dhe të mos harrojmë, që të mos lejojmë, asnjëherë më fuqitë e të keqes të fitojnë shansin që ta përsërisin krimin.

Ju faleminderit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....