Presidenti Pendarovski i përgëzoi pjesëmarrësit në Maratonën e 35-të të notit në Ohër

10 Shtator 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, si mbështetës i Maratonës së notit në Ohër, sot i priti pjesëmarrësit në edicionin e 35-të të maratonës.

Në vijën e finishit, Presidenti Pendarovski i përgëzoi pjesëmarrësit për garën e përfunduar me sukses në kushte jashtëzakonisht të vështira, duke u dëshiruar edhe shumë suksese të mëtejshme në not.

Fituesi i maratonës së 35-të është argjentinasi Matias Dias Hernandes, kurse pjesëmarrësja e vetme në kategorinë për femra, këtë vit, ishte argjentinasja Rita Vanesa Garsia.

Fondi shpërblyes për fituesit e Maratonës së notit në Ohër është siguruar nga Agjencia për të rinj dhe sport.

Maratona filloi nga kompleksi i manastirit “Shën. Naumi”, kurse përfundoi në portin e qytetit në Ohër. Në shtegun 25 kilometra të gjatë “Klime Savin” kanë garuar 8 notarë gjithsej. Në kategorinë për meshkuj, Arne Furlan Shtular nga Republika e Sllovenisë, Françesko Getini nga Republika Italiane, Matias Dias Hernandes nga Republika Argjentinase, Sidrit Desku dhe Arion Budima nga Republika e Kosovës, si dhe nikoqirët Aleksandar Ilievski dhe Evgenij Pop Acev.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....