Presidenti Pendarovski në Nju-Jork u takua me kancelarin gjerman Sholc

18 Shtator 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski në margjinat e Asamblesë së 78-të të përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, sot në Nju-Jork, u takua me kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Sholc.

Në këtë takim u bisedua mbi bashkëpunimin bilateral midis Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë, mbi perspektivën evropiane të vendit dhe ngjarjet aktuale në rajon, ku Presidenti Pendarovski e informoi mbi rrjedhën e negociatave aderuese të vendit në Bashkimin Evropian.

Presidenti Pendarovski shprehu falënderim për mbështetjen e deritanishme parimore dhe përkushtimin e Gjermanisë si një nga aleatët tanë më të afërt dhe shprehu pritjen për mbështetjen e mëtejshme të fuqishme nga pushteti gjerman në procesin e negociatave aderuese, duke thënë se përshpejtimi i proceseve integruese është në interes të stabilitetit politik, ekonomik dhe të sigurisë të të gjithë rajonit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....