Kabinet i hapur me nxënësit e SHTHK “Vojdan Çernodrinski” – Shkup

14 Qershor 2023 | Kumtesat

Në suazat e aktivitetit Kabinet i hapur, sot Kabinetin e Presidentit e vizituan nxënës të SHTHK “Vojdan Çernodrinski” nga Shkupi.

Vizitorët i panë hapësirat ku realizohen takimet zyrtare dhe të punës së Presidentit, si edhe sallat ku mbahen takimet, solemnitetet, evenimentet dhe konferencat për shtyp. Në sallën Mozaik, ata e panë diptikun impozant “Maqedonia – vend i ndritur” dhe “Maqedonia kujton” të akademikut Gligor Çemerskit.

Nxënësit kishin mundësi para Presidentit Pendarovski të flasin mbi interesat e tyre në suazat e procesit arsimor, hobitë e tyre dhe aktivitetet jashtë shkollore, kurse shprehën interes edhe për funksionin e presidentit dhe aktivitetet e rregullta në Kabinet.

Kabineti i hapur pjesë e projektit “Ballë për ballë me Presidentin”, mundëson vazhdimisht që qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme, studentë nga vendi dhe jashtë vendit, si dhe nxënës nga shkollat e mesme dhe nëntëvjeçare ta vizitojnë Kabinetin dhe të takohen me Presidentin Pendarovski.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit