Kabinet i hapur me fëmijët e Kopshtit të fëmijëve “8 Prilli” dhe nxënësit e shkollave nëntëvjeçare nga Shkupi “Dimitar Makedonski”, “Kiro Gligorov” dhe “Kuzman Josifovski Pitu”

27 Shkurt 2024 | Kumtesat

Në suazat e aktivitetit “Kabinet i hapur”, sot Kabinetin e Presidentit e vizituan fëmijët e Kopshtit të fëmijëve “8 Prilli” nga Shuto Orizari, dhe nxënësit e shkollave nëntëvjeçare “Dimitar Makedonski” nga Aerodromi, “Kiro Gligorov” nga Qendra dhe “Kuzman Josifovski Pitu” nga Kisella Voda.

Gjatë qëndrimit vizitorët kishin mundësi të takohen dhe bisedojnë me Presidentin Pendarovski, kurse i vizituan edhe hapësirat në të cilat zhvillohen takimet zyrtare dhe të punës, si dhe sallat ku realizohen takimet, evenimentet, ngjarjet dhe konferencat për shtyp.  Në Sallën “Mozaik” e panë diptikun impozant “Maqedonia – vend i ndritshëm” dhe “Maqedonia – vendi kujton” – të punuar nga akademiku Gligor Çemerski.

Të punësuarit në Kabinet i njohën me historinë e objektit ku është vendosur Kabineti dhe me mënyrën e funksionimit të këtij institucioni.

“Kabinet i hapur” u mundëson vazhdimisht qytetarëve të moshave dhe profesioneve të ndryshme, studentëve nga vendi dhe jashtë, nxënës të shkollave nëntëvjeçare dhe të mesme, si dhe fëmijëve të cilët janë në institucionet parashkollore të kenë vizita në Kabinet dhe të takohen me Presidentin Pendarovski.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....