Pjesëmarrja e bashkëshortes së Presidentit në diskutimin në panel “Dhuna familjare – viktimat potenciale dhe pasojat”

16 Maj 2023 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit Pendarovski, znj. Elizabeta Gjorgievska mbajti fjalim n hyrës në diskutimin në panel “Dhuna familjare – viktimat potenciale dhe pasojat” që u mbajt në Fakultetin juridik “Justinian Prima” në Shkup, me organizim nga Shoqata evropiane e studentëve të drejtësisë dhe juristëve të rinj (ELSA) Maqedonia e Veriut, në bashkëpunim me Kuvendin studentor të Fakultetit juridik “Justinian Prima”, UKEM, Shkup.

Gjorgiebsa u rekomandoi studentëve se duhet t’i sensibilizojmë qytetarët se çdo lloj dhune familjare, verbale, psikologjike, fizike, seksuale apo ekonomike është i palejueshëm dhe duhet të reagohet në kohë dhe të sanksionohet përkatësisht dhe të çrrënjoset.

Në vijim është teksti integral i fjalimit të znj. Gjorgievska.

Të nderuar studentë,
Të nderuar anëtarë të ELSA-s,
Të dashur miq,

Jam e nderuar të jem pjesë e diskutimit të sotëm me temë “Dhuna familjare – viktimat potenciale dhe pasojat”. Pa dyshim se bëhet fjalë për një temë dhe problematikë jashtëzakonisht aktuale e cila është mjaft komplekse dhe kërkon qasje shumë të vëmendshme. Gjithsesi, përveç angazhimit dhe përkushtimit për parandalimin e saj, është kyçe edhe ndihma dhe mbështetja përkatëse e viktimave nga dhuna familjare.

Është karakteristike se dhuna familjare nuk dallon gjini, moshë, mjedis social dhe mund t’i ndodhë gjithkujt. Megjithatë, statistika dëshmon se numri më i madh i viktimave janë gra dhe këtu mund të bëjmë paralele me dhunën gjinore. Për fat të keq çdo grua e dytë në vendin tonë është viktimë e dhunës psikike, kurse çdo grua e pestë ballafaqohet me një formë të caktuar të dhunës familjare. Është rrënues fakti se shkaku themelor për shfaqjen e dhunës familjare është rrënjosja dhe dominimi ende i fuqishëm i matricës patriarkale me të cilin gruaja vendoset në rol nënrenditës në raport me burrin në martesë dhe familje. Thjeshtë habit, kurse njëkohësisht edhe është qetësues, si dhe pse qëndrimet stereotipe dhe konzervative për rolet gjinore në familje tek ne mbijetojnë me këmbëngulje edhe në shekullin e 21.

Për dhunën familjare, por edhe dhunën në përgjithësi, duhet të flasim hapur dhe fuqishëm, vazhdimisht dhe me këmbëngulje. Vetëm kështu do të mund ta parandalojmë më lehtë. Duhet t’i sensibilizojmë qytetarët tanë se çdo lloj dhune familjare, verbale, psikologjike, fizike, seksuale apo ekonomike është i palejueshëm dhe duhet të reagohet në kohë dhe të sanksionohet përkatësisht dhe të çrrënjoset.

Shtëpia dhe familja janë vende ku duhet të ndjehemi më të lirë dhe më të sigurt. Nëse në familje ekziston dhunë dhe nëse heshtet për të, atëherë traumat, frikat, lëndimet i transmetojmë edhe jashtë dhe ato bëhen jo vetëm barrë dhe pengesë në përditshmërinë tonë cilësore jetësore por kontribuojnë edhe në prapambetjen dhe bllokimin e rrethinës së tërësishme shoqërore, në relacionet dhe komunikimin me të tjerët. Për viktimat e dhunës familjare, familja që duhet të jetë strehimi ynë nga goditjet të cilat i krijon bota e jashtme, ku duhet të ekzistojë kujdes, dashuri dhe pranim i ndërsjellë, menjëherë shndërrohet në burg dhe dhomë torture, që krijon dëshpërim dhe agoni, duke lënë pasoja të përhershme psikike.

Viktimat e humbin vetëbesimin dhe vetërespektin dhe robërohen tërësisht në kurthin e ndikimit dhe dinamikës që e krijon dhunuesi. Në kontekstin e tillë psikodinamik ato janë të pafuqishme të ndërmarrin diçka me të cilën do ta ndryshonin gjendjen. E fajësojnë vetveten për dhunën dhe humbin shpresën se dikush mund t’i ndihmojë. E gjithë kjo çon në izolim dhe humbje të relacionit me botën e jashtme, me familjen dhe miqtë. Gjithsesi ky është një truall pjellor për nxitje vetëvrasëse, të cilat shpesh përfundojnë me rezultatin aktual të vetëvrasjes. Si dëm kolateral i gjendjeve dhe marrëdhënieve të tilla shfaqen fëmijët të cilët edhe vetë shpesh janë të pasqyruar në keqtrajtim nga dhunuesi në familje. Viktimar i godet sidomos fakti se jo vetëm që nuk mund të mbrojnë veten por nuk mund t’i mbrojnë edhe fëmijët.

Të nderuar,

Statistikën që e përmenda në fillim është rrënuese dhe shënon zmadhim të rasteve të paraqitjes së dhunës familjare. Nga ana tjetër, kjo është dëshmi se viktimat nuk zgjedhin të heshtin dhe të durojnë dhe e paraqesin dhunën që duhet të jetë një tendencë pozitive. E shfrytëzoj këtë mundësi t’i falënderoj të gjithë ata që flasin hapur për dhunën familjare që e kanë përjetuar dhe dëshmuar dhe kështu i inkurajojnë edhe viktimat e tjera. Nëse frika dhe turpi nuk tejkalohen dhe nëse për gjërat nuk flasim dhe nuk i zbulojmë, nuk mund të luftojmë kundër tyre. Për dhunën familjare nuk flitet nga frika dhe turpi, por edhe nga mosinformimi dhe mosdija, kurse për fat të keq ndonjëherë edhe nga mosbesimi në efikasitetin e organeve të ndjekjes dhe instancave gjyqësore. Kjo duhet të ndryshojë me patjetër. Nevojitet shkathtësi dhe proaktivitet nga të gjitha institucionet, organizatat joqeveritare, ekspertët dhe të gjithë ne si individë. Shpresoj se edhe diskutimi i sotëm është një kontribut i vogël në drejtim të ballafaqimit me dhunën familjare dhe dëshiroj ta mundim këtë të keqe.

Ju faleminderit për vëmendjen.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....