Presidenti Pendarovski sot mbajti fjalim në konferencën “Sfidat rajonale të sigurisë dhe ngjarjet e kaluara në vendet e Ballkanit Perëndimor”

3 Maj 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në konferencën “Sfida rajonale të sigurisë dhe ngjarjet e kaluara në vendet e Ballkanit Perëndimor” që me organizim nga Qendra Presidenciale për Edukim Politik u mbajt në Shkup.

Presidenti Pendarovski në hapjen e konferencës shprehu kënaqësinë që edhe këtë vit në suazat e aktiviteteve të Qendrës Presidenciale për arsim politik do të marrin pjesë ligjërues cilësore, nga fusha akademike, por edhe praktikues, të cilët do t’i ofrojnë kategoritë kryesore politike dhe do të flasin mbi trendet aktuale politike, jo vetëm te ne por edhe më gjerë, në rajon dhe në botë. Në atë drejtim e theksoi mundësinë të dëgjohen qëndrimet e ambasadorit të SHBA-së në Republikën e Serbisë dhe ish-ambasadori amerikan në shtetin tonë, Kristofer Hill.

Presidenti foli edhe mbi angazhimet e mëparshme të ambasadorit Hill, duke e theksuar kontributin e tij jashtëzakonisht produktiv si në diplomaci ashtu edhe në sferën akademike. Presidenti Pendarovski e theksoi përfshirjen e tij në një numër të madh sfidash specifike shoqërore-politike dhe të sigurisë.

Në këtë konferencë fjalim pari edhe Kristofer Hill, ambasadori i SHBA-së në Republikën e Serbisë dhe ish-ambasadori amerikan në shtetin tonë, i cili shkëmbeu pikëpamje optimiste për rajonin. Ai e theksoi iniciativën “Ballkani i Hapur” si një shembull pozitiv të bashkëpunimit rajonal dhe foli mbi fitimet qëllimi i të cilit është krijimi i ndjenjës së bashkësisë dhe mënyrës së funksionimit në fqinjësi. Ambasadori Hill e theksoi pjesëmarrjen e rëndësishme maqedonase në këtë iniciativë dhe tha se shteti ynë tashmë është një shtet i suksesshëm në rrugën drejt Bashkimit Evropian. I pyetur për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, ai e cilësoi atë si një proces të vështirë, për të cilin tha se duhet të përshpejtohet dhe të bëhen përpjekjet maksimale. Ai vlerësoi se vazhdimi i tensioneve midis Serbisë dhe Kosovës janë të dëmshme për të gjithë rajonin dhe ndikojnë mbi të gjitha vendet e rajonit. Në këtë kontekst, ai foli mbi angazhimin e Bashkimit Evropian, si një bazë e mirë për reflektim për zgjidhje.

Ambasadori Hill foli edhe mbi problemet e shkaktuara nga korrupsioni në rajon, si dhe rekomandoi se në ballafaqimin me këto sfida, fokusi duhet të jetë tek institucionet e shtetit. Ai e theksoi edhe ndikimin rus si një problem të madh për rajonin, në kontekstin e luftës në Ukrainë dhe rekomandoi se kjo nuk duhet të lejohet të vazhdojë. I pyetur për koment në lidhje me ndryshimet kushtetuese në shtetin tonë, ambasadori Hill rekomandoi se kjo është diçka që duhet ta zgjedhin proceset politike maqedonase dhe shtoi se do të dëshironte ta shohë shtetin tonë në Bashkimin Evropian.

Në këtë konferencë morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, drejtori i Agjencisë së Zbulimit, Erold Musliu, ambasadorja e SHBA-së, Anxhela Prajs Ageler, drejtorë të fonacioneve partnere të QPEP-së, anëtarë të Këshillit të programit dhe ish-pjesëmarrës në Shkollën për politika.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....