Pendarovski arsimtarëve në Mogillë: Ju përgëzoj për përkushtimin tuaj në motivimin e nxënësve

23 Prill 2020 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot u përfshi në e-mësimdhënien që realizohej në shkollat e Komunës së Mogillës.

Presidenti Pendarovski kishte mundësinë që drejtpërdrejt ta ndjekë procesin arsimor, në kushte kur për shkak të epidemisë së shkaktuar nga virusi kovid-19, nxënësit mësimin e ndjekin nga shtëpitë e tyre.

Në orën e gjuhës franceze, në shkollën nëntëvjeçare rajonale “Koço Racin” në fsh. Dollno Sërpci, nxënësit flisnin për qytetet e tyre të preferuara, kurse nxënësit e shkollës qendrore të të njëjtës shkolle nëntëvjeçare në fsh. Ivanjevci, në orën e anglishtes me Presidentin Pendarovski biseduan për llojet e ndryshme të ushqimeve.

Arsimtaret Elizabeta Dameva dhe Tatjana Bozhinovska e informuan Presidentin Pendarovski për përfitimet, por edhe për sfidat të cilat dalin nga e-mësimdhënia, duke vlerësuar se në këtë moment, kjo është mënyra më e mirë që të përvetësohet pa pengesa materiali i paraparë. Në këtë kontekst Presidenti Pendarovski i përgëzoi për përkushtimin e tyre në motivimin e nxënësve që edhe nga shtëpia të jenë në kërkim të njohurive të reja.

Qasja e tillë në këto kushte është mundësi për përparimin e procesit arsimor. Mësimdhënia onlajn është tregues se të rinjtë, përveç se për argëtim, teknologjinë dinë ta përdorin edhe në mënyrë produktive për mbindërtimin e njohurive dhe shkathtësive të veta, të jenë kreativë dhe të gjejnë zgjidhje për sfidat e vendosura në ditët e sotme.

Në bisedën me nxënësit, Presidenti theksoi rëndësinë që të jenë të përgjegjshëm, t’i respektojnë rekomandimet që të mbrojnë vetveten dhe të afërmit e vet. Ai uroi që nxënësit të kthehen sa më parë në bankat e shkollës midis shokëve të vet, sepse edhe përkrah epokës së pashmangshme të internetit, të mësuarit nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë mbetet akoma metoda më e mirë për të mësuar.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....